Sport

Sergio Ramos, futbollisti “më i keq” i Champions

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 09 March 2018

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos është zyrtarisht futbollisti më i keq në historinë e Champions League, pasi është ndëshkuar sërish me karton të verdhë në ndeshjen e kthimit me PSG.

Ramos e ka çuar në 37 numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjet e aktiviterit më të rëndësishëm per klube në Evropë, duke lënë pas një prej legjendave të futbollit anglez, Paul Scholles me 36 kartonë të verdhë. Kartoni i verdhë i Ramos erdhi pas nje ndërhyrje ndaj argjentinasit Javier Pastore. Në përllogaritjen që kanë bërë në sektorin e statistika të UEFA-s janë përfshirë edhe kartonë e dytë kur është ndëshkuar me karton të kuq.

Sergio Ramos ndërkohë është shpallur futbollisti ‘më i keq’ historinë e kampionatit spanjoll, pasi ka koleksionuar 19 kartonë të kuq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera