A do të na i marrin robotët vendet e punës?
Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 08 March 2018
Pjesa më e madhe e amerikanëve shprehen se artiligjenca artificiale do të zëvendësojë njerëzit në forcën punëtore.
Frika e njerëzve se robotët do t’i zëvendësojnë ata në pjesën më të madhe të vendeve të punës, po rritet gjithnjë e më shumë, veçanërisht edhe tek ata njerëz të cilët nuk kanë arsim të lartë.
Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Gallup, 75 për qind e amerikanëve besojnë se Inteligjenca Artificiale do të eleminojnë shumë vende pune, madje më shumë sesa ajo mund të ketë krijuar.
Megjithatë vetëm 23 për qind e punonjësve amerikane frikësohen se ata do të humbasin vendet e tyre të punës.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga disa ekspertë, industritë do të jenë ato që do të pësojnë goditjen më të madhe nga automatizimi dhe vendet e punës që do të zëvendëoshen nga Inteligjenca Artificiale do të jenë ato që kanë të bëjnë me shërbime të tilla si shërbimi ndaj klientit, punonjësit që përgatisin ushqimin, pjatalarësit dhe mekanikët e përgjithshëm.
Por sipas studimit të kryer nga Gallup ka edhe nga ata persona që edhe pse me shkollë të lartë dhe me master, i frikësohen konkurrencës me Inteligjencën Artificiale.
Edhe sipas studimit të kryer nga Quartz në 2017, 90 për qind nga 1,600 persona të pyetur, mendonin se gjysma e tyre do të humbinin vendet e punës në një periudhë pesë vjeçare. Ndërsa pjesa tjetër mendonin se do të punësoheshin nga ndonjë drejtues i Inteligjencës Artificiale.
Por pse janë njerëzit kaq të shqetësuar në lidhje me Inteligjencën Artificiale?
Kjo është një çështje e cila po shqetëson edhe disa prej njerëzve më të suksesshëm dhe më të zgjuar, të tillë si profesorin Stephen Haëking, Bill Gates dhe Elon Musk.
CEO-ja i SpaceX dhe Tesla e cilëson Inteligjencën Artificiale si” kërcëminin tonë më të madh ekzistencial” duke shtuar se zhvillimi i saj i ngjason “rritjes së djallit”. Ai e bën një pohim të tillë sepse mendon se makineritë super inteligjente do t’i përdorin njerëzit si kafshë në shërbim të tyre.
Ndërsa sipas professor Haëking, se është e sigurtë se zhvillimi tejet i madh teknologjik do të kërcënojë dhe do të shkatërrojë njerëzimin në 1,000 vitet e ardhshme.
Por përveç frikës së madhe se Inteligjenca Artificiale mund të lerë pa punë një numër të madh njerëzish, ajo shihet me frikë edhe nga vetë shkencëtarët, duke u cilësuar si diçka tejet komplekse për t’u kuptuar.
Referuar përgjieve të disa shkencëtarëve, brenda 20 viteve të fundit (edhe pse shumë prej tyre shprehen se brenda dhjetë viteve të fundit) robotët do të bëhen pjesë e të përditshmes sonë.
Profesori i shkencave kompjuterike, Michael Wooldridge, shprehet se Iteligjenca Artificiale është shumë komplekse dhe fakti që një numër i madh prej shkencëtarëve frikësohen para saj, vjen si pasojë se ata nuk e kuptojnë plotësisht algoritmet e Inteligjencës Artificiale. Por nëse ata nuk i kuptojnë ato plotësisht, ata nuk do të jenë në gjendje edhe ta parandalojnë atë në momentin kur ajo nuk do të jetë duke funksionuar në mënyrën e duhur.
Elon Musk, është shprehur në këtë drejtim se Inteligjenca Artificiale është një kërcënim shumë i madh për njerëzimin, madje ai është kërcënimi më i madh se Koreja e Veriut.
Ai gjithmonë ka deklaruar se Inteligjenca Artificiale duhet të veprojë sipas disa rregulloreve të caktuara, në mënyrë të tillë që edhe makineritë e ndryshme të mos dalin jashtë kontrollit të njerëzve.
Referuar disa të dhënave të tjera, rreth 2 miliardë vende pune do të jenë mbyllur deri në vitin 2030, ndërsa sipas disa të dhënave të tjera thuhet se në një periudhë më të afërt (në 2020), numri i vendeve të punës që do të jenë mbyllur do të arrijë në 7.1 milionë.
Por ajo që është e çuditshme në këtë drejtim është se edhe pse një numër i madhe njerëzish po i frikësohen zhvillimit të madh të Inteligjencës Artificiale, ata po e përdorin atë gjithnjë e më shumë në jetën e tyre të përditshme, duke e shndërraur kështu në një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre.
Sipas sondazhit të Gallup, 9 në 10 amerikanë, ose 85 për qind, kanë pohuar se përdorin pajisje me elementë të Artiligjencës Artificiale, ku përfshihen aplikacione navigimi, për të shkarkuar këngë, apo deri aty sa kanë në shtëpitë e tyre shërbëtore robotë që i ndihmojnë në punët e ndryshme të shtëpisë.
Por ka edhe nga ata shkencëtarë që mendojnë se në të njejtën mënyrë siç do mbyllen shumë vende punë nga zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, po në të njetën mënyrë do të krijohen edhe vende pune të reja.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...