Haxhiu: Shpendi gaboi që dha dorëheqje, megjithëse kjo nuk na befasoi
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 08 March 2018
Dorëheqja e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje e që është ajo e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, nuk ka kaluar pa kritika nga partia, në të cilën tash e sa vite Ahmeti ishte pjesë e saj.
Reagimet e para rreth kësaj dorëheqje, filluan menjëherë në rrjetin social Facebook. E deputetja nga radhët e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha sot se Shpend Ahmeti ka bërë gabim që ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Ndërsa pohon se kjo dorëheqje nuk ka qenë e papritur, pasi që Ahmeti ka kohë, që i ka injoruar organet e Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos marrë pjesë në takimet e Kryesisë dhe Këshillit të përgjithshëm.
“Është e qartë që Lëvizja VV gjatë kësaj kohe, nuk ka qenë në periudhat e zakonshme. Pra kemi pasur disa probleme të brendshme, për interesa personale të disa individëve, që tashmë kanë dhënë dorëheqje nga organet e Lëvizjes VV. Sa i përket kryetarit të Prishtinës z. Shpend Ahmeti, unë dhe dje e kam pasur një reagim në FB për faktin se tërheqja e Shpendit nga Lëvizja VV, nuk ka qenë diçka e befasishme. Për shkak se ka kohë dhe ka ditë që Shpendi nuk vjen apo nuk respekton organet e VV-së, duke injoruar që të jetë i pranishëm në organet e lëvizjes VV, përfshirë këtu kryesinë, por dhe këshillin e përgjithshëm. Ka qenë e ditur dje që Shpendi ka dhënë dorëheqje. Por që ka kohë që e kemi pritur sepse çdo ditë është folur se do të jap dorëheqje sot, do të jap dorëheqje nesër. Mendoj që ka gabuar me dorëheqjen e tij, për faktin se ka pasur një angazhim të jashtëzakonshëm të aktivistëve dhe të vullnetarëve të VV që Shpendi të jetë sot kryetar në mandatin e dytë të tij. Dhe konsideroj që ka qenë e padrejtë karshi aktivistëve, por sidomos karshi qytetarëve të Prishtinës, që ai të jap dorëheqje në këtë mënyrë. Unë besoj që Shpendi është dashur që të gjitha problemet që i paska pasur t’i ngris në organet e VV-së, por kjo nuk ka ndodhur, nuk e di se pse ka ndodhur kështu. Por që mbetet me falenderu për gjithë kontributin që ka dhënë kurdoherë në VV. Për fitoret që i kemi arritur së bashku dhe sigurisht që shpresoj që Shpendi do t’i zbatoj në përpikëri premtimet që ka dhënë në fushatën zgjedhore”, tha Haxhiu.
E pyetur rreth krijimit të një partie të re nga ana e të dorëhequrve, Haxhiu thotë se ka deklarata të shumta që qarkullojnë dhe se nuk e di si do të zhvillohen ngja rjet më tutje. Megjithatë thekson se kryesia e VV-së ka treguar gatishmëri, përfshirë dhe Albin Kurtin që t’i hapin dyert, për të dorëhequrit nga organet e VV-së, por të cilët nuk kanë treguar vullnet për t’u rikthyer.
“ Siç duket nuk ka një vullnet nga ana e tyre. Siç duket tashmë ka një plan për të krijuar dicka tjetër”, tha ajo.
Ndërsa thotë se Kurti bëri mirë që nuk është tërhequr nga kandidimi për kryetar të kësaj partie, ashtu siç kanë kërkuar të pakënaqurit në këtë lëvizje, të cilët sipas saj ajo çfarë bënë ata, është e padrejtë dhe qëllim keqe dhe se ajo do t’i kundërshton fuqishëm.
“ Grupi Parlamentar, aktualisht i ka 32 deputetë. Komunikimet tona janë brenda seancave parlamentare. Ata nuk vijnë në mbledhjet e grupit parklamentar të VV-së, as për çështjet si demarkacioni e të tjera. Por që deri më tani nuk kam parë ndonjë dallim në koncept, apo në qëndrime politike qoftë për demarkaiconin, apo çështje tjera. Problemet janë tepër personale. Prandja nuk do t’I mbështes dhe i kundërshtoj fuqishëm”, tha ajo.
Me gjithë zhvillimet e reja, pjesa e të dorëhequrve nuk preferonin të flsinin. E i pyetur rreth kësaj gjendje të krijuar, nuk ishte i gatshëm të flas as lideri i VV-së Albin Kurti. E vetmja përgjigjje e tij në pyetjet e gazetarëve, ishte urimi për 8 Marsin.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...