Milan – Arsenal, përballje e madhe në evropa ligë
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 08 March 2018
Eshtë një ndeshje vendimtare për të dyja skuadrat. Milani pret Arsenalin në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Europës, me qëllimin që të shkojë më tej në këtë garë.
Ekipi i Gattuso dëshiron të vazhdojë ecurinë tejet pozitive në Seria A, me 13 ndeshje radhazi pa humbje. “Topçinjtë” e Londrës vijnë nga një periudhë komplekse, e vështirë. Ndarja mes trajnerit Wenger dhe ekipit duket e pashërueshme.
Sfida e “San Siro” bëhet e domosdoshme për t’u fituar. Pas shtyrjes së derbit, Milani absolutisht dëshiron të kthehet në fushë, vetëm për t’i dhënë vazhdimësi një periudhe të vërtetë pozitive. Klima në konferencën për shtyp dukej mjaft e relaksuar, edhe pse ndiehej një vendosmëri joindiferente. Jashtë skuadrës kuqezsi janë Antonelli, Abate dhe Musacchio.
Trajneri Gattuso do të luajë me modulin 4-3-3. Në portë Donnarumma, me Bonucci dhe Romagnoli në qendër të mbrojtjes. Kalabria shkon në të djathtë, ndërsa Rodriguez në të majtë të prapavijës. Kessié dhe Bonaventura do të veprojnë në mesfushë, me Biglia në një pozicion më të ulët. E vetmja pikë referimi në sulm është Cutrone, me Suso dhe Calhanoglu në korsitë e jashtme.
Arsenali vjen në një moment kompleks, pas katër humbjeve të njëpasnjëshme. Një moment shumë delikat, ku ndarja mes trajnerit dhe ekipit është shumë e dukshme. Grindja e dyshuar me Bellerin ka sjellë dyshime të reja rreth këtij ekipi, teksa spanjolli do të qëndrojë në shtëpi për shkak të një dëmtimi disi të dyshimtë.
Përveç kësaj, Lacazette dhe Monreal do të mungojnë, të cilëve u shtohet edhe Aubameyang. Sulmuesi gabones nuk është përfshirë në listën e UEFA-s për shkak të rregullores së blerjeve të janarit.
Duke pasur parasysh një situatë emergjente, Wenger mund të rikthehet te moduli 3-4-2-1. Për momentin, megjithatë, është më e mundur të imagjinohet 4-2-3-1, me Ospina në portë. Chambers, Mustafi, Koscielny dhe Kolasinac do të “shkruajnë” vijën e mbrojtjes. Në mesfushë, dyshja Ramsey-Xhaka mund të “ringjallet” me Ozilin prapa. Pikë e vetme referimi në sulmin e londinezëve do të jetë Welbeck. Iwobi dhe Mkhitaryan do pozicionohen në korsitë e jashtme.
Formacionet e mundshme
MILAN (4-3-3): G.Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.
ARSENAL (4-2-3-1): Ospina; Chambers, Mustafi, Koscielny, Kolasinac; Ramsey, Xhaka; Mkhitaryan, Ozil, Iwobi; Welbeck.
Të tjera
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...
-
Kundër dhụnës gjinore, Haxhiu dhe Konjufca thonë se janë forcuar mekanizmat e ligjit
Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër...
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...