Ja si ia ndaloi Haliti fjalën Pacollit (Video)
Autori: Gazeta inFokus
17:49 | 07 March 2018
Derisa po fliste deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, ia ka ndaluar fjalën duke i thënë që të mos bëjë ftesa në seancë për luftë dhe protesta.
Haliti: S’ke të drejtë të thirrësh protesta nga seanca
…”Po duket je duke bërë thirrje për luftë, ta ndërpres fjalën, ndërpreja fjalën, prej parlamentit s’ki të drejt të thirrësh protesta….kush ta ka shkruar fjalimin le të vije dhe ta lexoj këtu”, tha Haliti.
Mirëpo, deputetja Pacolli këmbënguli duke dal tek foltorja dhe pa mikrofon duke lexuar fjalimin e saj.
Haliti i kërkonte asaj që të shkonte në vend, para se këtë ta bënin policia.
Megjithatë, Haliti ia dha fjalën duke thënë se nuk do ta terrorizojë më shumë.
Haliti: Nuk lejoj thirrje për luftë e dhunë nga Kuvendi
“Nuk ka me thirrë për luftë prej Parlamenti. Ju e keni djegë parlamentin e Kosovës, i keni djegur rrugët dhe qytetet, ju s’keni të drejt të thirrni për luftë këtu, shko në vend. Shko në vend sa s’të ka dërgu policia në vend, shko në vend, shko në vend…shiko zonja Pacolli…lëshoja le ta vazhdon ku e ka pasur, sepse s’po dua të terrorizoj kështu se po duket keq”, u shpreh Haliti.
Deputetja Pacolli e vazhdoi fjalimin e saj, duke i kërkuar në fund kryesuesit që të mos ia ndalojë më fjalën.
Pacolli: Mos ma ndal fjalën kur të flas
“Të dashur studentë ju jeni gjenerata e së tashmes, dhe jeni ju ata që trasoni rrugën e gjeneratës së ardhshme, e përcaktoni të ardhmen e këtij vendi. Prandaj nuk duhet të qëndroni të heshtur, ndryshimet e mëdha në botë i bënë studentët. Ne deputetët e VV-së kemi për të qenë aty me ju, përkrah jush në përpjekje për të çliruar UP-në nga kapja, ne jemi me ju sepse ju jeni garancia për nesër. Herën tjetër mos ma ndal fjalën kur të flas”, tha Pacolli.
Por, Haliti tha se do ta ndërpres sa herë që bënë thirrje të tilla në seancë plenare.
Haliti: Ta nali fjalën ty dhe atij që ta ka shkruar fjalimin.
“Ta nali fjalën sa herë të thirrni dhunë dhe protesta edhe luftë nga foltorja e Kuvendit, ta ndali ty edhe kujtdo ty edhe atij që ta ka shkruar fjalimin…:, u shpreh Haliti.
Kryesuesi Haliti pati probleme të njëjta edhe me deputetin tjetër të VV-së, Salih Salihu, të cilit i tha se edhe atij ia ndërprenë fjalimin nëse bën ftesa për dhunë, luftë e protesta.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































