Loja e Haradinajt me prodhuesit e ujit
Autori: Gazeta inFokus
14:00 | 07 March 2018
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka rënë pishman për vendimin që morri për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit. Mbi 58 milionë euro që ata i kanë borxh, tani do t’i kthehen shtetit, shkruan Infokusi.com.
Për 18 vite prodhuesit e ujit në Kosovë e mashtruan shtetin duke mos paguar asnjë cent për shfrytëzimin dhe shkarkimin e ujërave dhe shfrytëzim të inerteve.Por, ndonëse në tetor të vitit ë kaluar Haradinaj mori vendim që t’ua fal mashtruesve të ujit këto borxhe, javën e kaluar ai e ka ndryshuar këtë vendim.
Haradinaj ka vendosur që të ndryshohet pika e vendimit që i lironte ambalazhuesit e ujit nga taksat, duke i ngarkuar ata me taksë por më të ulët.
“Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr. 13/06 i datës 3 tetor 2017, si në vijim: pika 1, e vendimit fshihet dhe zëvendësohet me këtë tekst “Aprovohen lehtësirat për Ambalazhuesit e ujit, të paraparë me nenin 12 të udhëzimit Administrativ (QRK) Nr. 02/2016 për Strukturën e Pagesave të Ujit”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga vet Haradinaj.
Favoret e Haradinajt për prodhuesit e ujit Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po ua kryen edhe një favor prodhuesve të ujit në Kosovë. Kjo ministri ka përgatit një udhëzim të ri administrativ me të cilin do ti ulë në minimum tarifat për shfrytëzim të ujit.
Gazeta Fjala kishte siguruar një kopje të draft udhëzimit më të ri administrativ për strukturën e pagesave të ujit, përmes të cilit është vendosur që më shtrenjtë do të paguajnë tarifë për shfrytëzim të ujit një bujk që e ujit arën sesa kompanitë ambalazhuese të ujit.
Kështu shfrytëzuesit e ujit për ujitje të tokës do të paguajnë 5 euro për hektarë, përderisa kompanitë ambalazhuese të ujit, për sasinë e ujit të shfrytëzuar do të paguajnë tarifë 0.001 euro për metër në kub. Kjo është 900 për qind më pak sesa tarifa që ishte me udhëzimin administrativ të vitit 2006, i cili ishte në fuqi deri në vitin e kaluar.
Me ketë të fundit tarifat për ambalazhuesit e ujit ishte 0.009 euro për metër kub. “Prodhuesit të cilët ambalazhojnë ujë natyral dhe mineral do të paguajnë 0.001 euro për litër për ujin e shitur”, thuhet në udhëzimin e ri. Për ujin e shfrytëzuar të njëjtën tarifë do ta paguajnë edhe prodhuesit e lëngjeve, pijeve freskuese dhe atyre alkoolike.
Gazeta Fjala ka krahasuar ketë udhëzim me atë paraprak edhe tek tarifat për operatorët që dëmtojnë lumenjtë përmes eksploatimit të rërës e dheut. Edhe në këtë kategori del se ka ulje drastike të tarifave.
“Kompensimi për nxjerrjen e gurëve, dheut, rërës dhe zhavorrit nga shtretërit dhe brigjet e lumenjve të cilat nuk përmbajnë substanca tjera të dobishme përcaktohet në shumë prej 0.50 euro për metër kub”, thuhet në udhëzimin e ri. Ndërkaq me udhëzimin e kaluar tarifa për këtë kategori ishte 1.50 euro për metër kub.
Kush janë borxhlinjtë më të mëdhenj të ujit? Në bazë të dokumenteve që posedon Gazeta Fjala, borxhliu më i madh del te jetë ndërmarrja sh.p.k. Arbëria që prodhon Ujin e Alpeve, e cila ka borxh mbi 9 milionë euro. Vendin e dytë e zë ndërmarrja Fluidi me afro 4.5 milionë euro, e pasuar nga Compact Group që prodhon ujin DEA apo uji Miros që kanë mbi 3 milionë euro borxhe secila./INFOKUSI



T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































