Sport

Vendimet e Komisionit të Garave

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 06 March 2018

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 06.03.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 21-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

-Advertisement-

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj ndihmës trajnerit të KF “Liria” Bekim Bakaj me nr id 001915M71 (motivi- largim nga bankina, sjellje  jo sportive ndaj vendimeve të referit G.Nuza në ndeshjen KF Liria – KF Feronikeli, e zhvilluar në Prizren, me datë 03.03.2018) sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.

2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Drita’, Bekim Isufi me nr ID 005715m76 (motivi-pas përfundimit të ndeshjes pati fjalosje me ndihmëstrajnerin e ekipit mysafir, H.Kurahasku ku edhe u krijua  një tollovi në ndeshjen KF Drita – KF Vëllaznimi, e zhvilluar në Gjilan me datë 02.03.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj KF ”Feronikeli” (motivi- fyerje në grup nga tifozeria e KF Feronikeli, drejtuar FFK-së në ndeshjen KF Liria – KF Feronikeli, e zhvilluar në Prizren me datë 03.03.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj KF  Drenica (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes shkaku i një grupi të tifozëve nga pjesa lindore e stadiumit që janë vërsulur në drejtim të shikuesve mysafirë për të qëruar hesapet me tifozerinë mysafire, por falë angazhimit të policisë dhe zyrtarëve vendas nuk erdhi deri te më e keqja dhe u evitua një kofrontim mes tyre në ndeshjen KF Drenica – KF Gjilani, e zhvilluar në Skenderaj me datë 04.03.2018) sipas raporteve zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj KF Gjilani (motivi – për shkak të sjelljeve dhe reagimeve jo sportive të një pjese të tifozerisë ‘Skifterave’ ku në min 90+5 pati hedhje të gjësendeve në drejtim të lojtarit me nr 21 T.Dajaku, ku edhe është goditur me një shishe Pvc në kokë dhe në këtë moment revoltohen shikuesit vendas dhe fillojnë të hedhin gjësende në drejtim të shikuesve mysafire dhe falë intervenimit të policisë nuk erdhi deri te më e keqja në ndeshjen KF Drenica – KF Gjilani, e zhvilluar në Skenderaj) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

 

6.Ndaj vëzhguesit të ndeshjes Flamur Bytyqi (motivi – shkaku i reagimeve jo sportive dhe tendecioze ndaj referit të katërt I.Mehmeti duke e ofenduar në mënyrën më banale në prani të referëve dhe të kontrollorit të ndeshjes) sipas raportit të referit të katërt

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.14 dt. 06.03.2018

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 06.03.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 19-të të Ligës së Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj portierit të KF “KEK-u“ Drin Hodaj me nr lic 1 dhe nr Id 000877M99 (motivi-pas pësimit të golit reagon dhe polemizon me referin kryesor t ndeshjes jashtë vijave të 16 metërshit në ndeshjen KF Ballkani – KF KEK-u, e zhvilluar në Suharekë me datë 04.03.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj ndihmëstrajnerit të KF “KEK-u”, Jurgen Agolli me nr  Id 009907M90 (motivi-largim nga bankina për shkak të kundërshtimeve ndaj referit kryesore të ndeshjes KF Ballkani – KF KEK-u, e zhvilluar në Suharekë me datë 04.03.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “KEK-u”, Tahir Morina  me nr Id 0019004m85 ((motivi-largim nga bankina për shkak të kundërshtimeve ndaj referit kryesor të ndeshjes KF Ballkani – KF KEK-u, e zhvilluar në Suharekë me datë 04.03.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj lojtarit të KF ‘Hajvalia”, Ideal Gashi me nr lic 10 dhe nr Id  004925M97 (motivi- grushtim i lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Hajvalia – KF Kika, e zhvilluar në Kizhnicë me datë 04.03.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Hajvalia “ Agim Maliqi me nr Id 006486M76 (motivi-protestim ndaj vendimeve të referit kryesor I.Cerroviku në ndeshjen KF Hajvalia – KF Kika, e zhvilluar në Kizhnicë me datë 04.03.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera