Mësimdhënësit me grevë ditore më 12 Mars
Autori: Gazeta inFokus
16:35 | 05 Mars 2018
Mësimdhënësit në tërë sistemin arsimor përveç çerdheve pritet të hyjnë në grevë një ditore të hënën e ardhshme ndërsa më 13 prill parashihet fillimi i në greve me afat të pacaktuar.
Qeveria e Kosovës i ka një javë kohë për të miratuar dhe për ta dërguar në Parlament Projektligjin për Punëtorët e Arsimit të Viteve të 90-ta për të parandaluar një grevë një ditore të mësimdhënësve.
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), ka miratuar një rezolutë ku parashihet që të mbahet një grevë një ditore në rast të mos plotësimit të kërkesave tyre që në parim është miratimi i Projektligjit për Punëtorët e Arsimit të Viteve të 90-ta.
Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com, Rrahman Jasharaj, Kryetari i sapozgjedhur në mandatin e dytë në SBASHK.
“Kjo grevë do të parandalohej nëse qeveria debaton dhe e vë në rend dite të qeverisë ligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta dhe i jep dritë të gjelbër dhe e dërgon në Parlament për procedurë të mëtutjsheme që deputetët të votojnë”, tha Jasharaj.
Ai po ashtu konfirmoi se nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të jenë të paplotësuar, më 13 prill parashihet fillimi i një greve me afat të pacaktuar.
SBASHK kishte mbajtur dy greva javën e parë të shkurtit me kërkesën e njëjtë.
KALLXO.com ka raportuar lidhur me të gjitha kërkesat e SBASHK-ut drejtuar qeverive komunale dhe qeverisë qendrore.

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...


































