Lajme

A po përçahet edhe Lidhja Demkoratike e Kosovës? Tregon nënkryetari i kësaj partie

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 04 March 2018

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se nuk ka asnjë acarim të situatës brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Jo more jo, nuk ka asnjë përplasje” ka thënë Veliu në një prononcim për Periskopin.

I pyetur nëse është i drejtë vendimi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta lëshuar sallën e Kuvendit, Veliu ka thënë se një gjë e tillë është vendim që e marrin vetë deputetët.

-Advertisement-

“Ai është një vlerësim i deputetëve që e bëjnë aty për aty në bazë të situatave” ka deklaruar Veliu për Periskopin.

Ndryshe, sot gjatë ditës është raportuar për tensione brenda partisë së Isa Mustafës, pas vendimit të deputetëve të LDK-së për ta lëshuar sallën e Kuvendit gjatë të premtes kur iu ndërpre fjala deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Lidhja Demokratike e Kosovës vitin e ardhshëm pritet që t’i mbaj zgjedhjet e brendshme partiake, dhe gara për të parin e partisë pritet të jetë shumë e fortë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera