Turqi: U torturua për 13 ditë me radhë deri sa vdiq, mësuesi shpallet i pafajshëm pas 1 viti
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 04 March 2018
Mësuesi Gökhan u arrestua pas përpjekjes së grushtit të shtetit, humbi jetën në paraburgim nga torturat, u zbulua se ishte i pafajshëm, u kthye në detyrë 1 vit e gjysëm pas vdekjes
Trembëdhjetë ditë pasi u arrestuan dhe u torturua, u zbulua se mësuesi i historisë, Gökhan Açikkollu nuk ishte fajtor
Gökhan Açikkollu, i cili u arrestua më 23 korrik, tetë ditë pas përpjekjes së grushtit të shtetit më 15 korrikut, por nuk u mor në pytje për 13 ditë nga policia. Vetëm pas 1viti e gjysëm, gjykata e shpalli atë të pafajshëm dhe vendosi që ta kthejë në detyrë.
Aktgjykimi doli në letrën e vendimit të referimit dhe kthimit në shkollë, nga Ministria e Arsimit e datës 7 shkurt 2018 me numër E.2561776. U mësua se drejtori i shkollës që e largoi mësuesin Gökhan nga puna, ia dërgoi korrespondencën gruas së tij.
Ai, u shpall i pafajshëm 1 vit e gjysëm pasi humbi jetën. Ai është rrahur dhe keqtrajtuar nga policia ndërsa ishte në paraburgim dhe është dërguar dy herë në spital.
Ai nuk mundi të përballonte trajtimin e keq nga Drejtoria e Sigurisë së Stambollit për Anti-Terrorizëm. Trupi i Gökhan Aç?kkollut ishte kërkuar për t’u varrosur në varrezat e tradhtarëve, por imamët e dijanetit turk nuk e lanë funeralin dhe nuk e kryen lutjen funerale.
Ai është rrahur dhe torturuar në paraburgim, ishte i sëmurë diabetik
Gökhan Açikkollu tha gjatë kontrolleve shëndetësore rutinë se gjatë periudhës së paraburgimit, ai ishte rrahur, goditur dhe shkelmuar vazhdimisht. Duke pasur kriza për shkak të diabetit dhe sulme paniku, Açikkollu kishte hyrë në koma dy herë dhe ishte shtruar në spital. Nuk iu lejua të merrte medikamente, dhe ishte sulmuar dhe vazhdimisht u në burg.
Ai nuk mundi t’i përballonte torturat dhe pësoi atak kardiak
Mësuesi Gökhan i cili nuk mundi t’i bënte ballë torturës, në ditën e 13-të të paraburgimit i ndaloi zemrën. Mësuesi të ri i bëri ndërhyrjen e parë nga Presidenti i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe mjekët. Por ai nuk mund të kthehej më në jetë. Presidenti i Fondacionit për të drejtat e njeriut në Turqi, Prof. ?ebnem Korur Fincanci shpjegoi se ai e humbi jetën duke vuajtur një atak në zemër pas torturës.
Familja e mësoi se Açikkollu kishte vdekur, kur u thirr në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit. Familjes së Açikkollu i’u tha se funerali mund të jepej vetëm nëse varrosej tradhtarët në varrezat e tradhëtarëve. Megjithatë, një gjyq për Açikkollun nuk filloi dhe as nuk u mor në pyetje.
Imami i xhamisë nuk e bëri lutjen funerale
Pas incidentit, familja e Gökhanit e mori funeralin për në qytetin e tyre, Konya me mundësitë e veta. Megjithatë, imami i xhamisë nuk e bëri lutjen funerale për shkak të udhëzimit të Ministrisë së Çështjeve Fetare se ‘tradhtarëve’ nuk do tu kryhet falja funerale. Familja e mbuloi funeralin me mjetet e veta. Lutjet dhe varrimet e funeralit u kryen nga të afërmit e familjes.
Të tjera
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...