Njohja e statusit të viktimës së dhunës seksuale, aplikojnë 80 persona
Autori: Gazeta inFokus
12:57 | 04 March 2018
Në komisionin qeveritar për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës brenda një muaj kanë aplikuar rreth 80 persona.
Sipas Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT),që nga periudha kur ka nisur zyrtarisht ky proces, numri i rasteve të reja ka shënuar rritje për rreth 30 raste të reja.
Drejtoresha e kësaj qendre, Feride Rushiti duke e konsideruar këtë proces si shumë të ndjeshëm bëri të ditur se gjithçka po ecën mirë.Sipas Rushitit deri tani në komisionit qeveritar për pranimin dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, kanë arritur rreth 80 raste.Ajo po ashtu deklaroi se numëri brenda këtij muaji mund të arrijë deri në 100 raste që kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i viktimave të dhunimit gjatë luftës së fundit.Rushiti për KosovaPress ka theksuar se gjinia femërore vazhdojnë të dominojnë si viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, mirëpo siç thotë ajo ka edhe meshkuj.
Sipas pritshmërive të Rushitit deri në fund të vitit 2018 për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit do të aplikojnë nga 1000 deri në 1200 persona.
Përveç rasteve që kanë qenë të ditura më herët, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës (QKRMT), ka bërë të ditur se janë paraqitur edhe 20 deri në 30 raste të reja.I gjithë procesi i verifikimit të statusit të personave të dhunuar gjatë luftës pritet të zgjasë 5 vite, mirëpo, Feride Rushti nuk e përjashton mundësinë e një afati shtesë.
Përveç Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës(QKRMT), të autorizuara për planifikimin e formularëve të aplikimit të viktimave të dhunës seksuale janë edhe “Medika Kosova”, “Medika Gjakova” dhe “Qendra për Promovimin e të drejtave të Grave”, me seli në Drenas, por formularët mund të dorëzohen edhe direkt në Sekretariatin e Komisionit ose edhe tek zyrtarët e trajnuar dhe të autorizuar në njërën nga zyrat rajonale të departamentit përkatës për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Përveç, formularin, personi i cili aplikon për njohjen e statusit si viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës duhet të ketë edhe një raport mjekësor, psikologjik, dëshmi të ndonjë dëshmitari nëse ka, fotografi etj.Nga data 5 shkurti ka filluar aplikimi për njohjen dhe verifikim e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe i gjithë ky proces pritet të zgjatë pesë vite.Ndërsa në muajin nëntor të vitit të kaluar, Qeveria ka marrë vendim që pagesa mujore për Viktimat e Dhunës Seksuale gjatë luftës të jetë 230 euro.Institucionet e shtetit ende nuk kanë shifra të sakta të viktimave të dhunimit gjatë luftës, mirëpo që nga paslufta është përmendur shifra prej 20 mijë personash të dhunuar.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































