Komandanti i KFOR-it flet për shkëmbimin e territoreve
Autori: Gazeta inFokus
18:36 | 02 March 2018
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, ka folur për idenë e shkëmbimeve territoriale në mes të Kosovës e Serbisë – temë që është shoshitur vazhdimisht kohëve të fundit në raporte të ndryshme mediale.
Ai e ka bërë të qartë se misioni i KFOR-it nuk është në kurrfarë forme i përfshirë në bisedime për diçka të tillë, porse nuk e ka mohuar faktin se mund të ekzistojë si ide.
“Ne nuk jemi pjesë e kësaj, nuk jemi të përfshirë në këtë proces. Mund të jetë ndonjë ide. Nuk e di a ma shumë se vetëm një ide, apo vetëm spekulime, por kjo është diçka që mund ta zgjojë situatën, mund të nxisë situata të tjera përgjatë Ballkanit”, ka thënë Cuoci, njofton Klan Kosova.
“Kështu që kur flasim për shkëmbim të territoreve; kjo është diçka shumë e madhe dhe nuk ndërlidhet vetëm me këto dy vende (Kosovën dhe Serbinë)”.
“Por, natyrisht kjo nuk është në mandatin tonë; ky vendim merret në nivelet më të larta dhe nuk është një vendim që mund të merret, ndoshta, vetëm në Prishtinë dhe Beograd”.
“Gjithsesi, çfarëdo të jetë zgjidhja ne do të jemi këtu për të mbështetur procesin paqësor, pasi çfarëdo që të bëhet, duhet të bëhet në mënyrë paqësore”.
I pyetur se a sheh rrezik të kthimit të së kaluarës në Ballkan, Cuoci ka pohuar se “si bashkësi ndërkombëtare nuk besoj se ndonjë vend do të donte kthimin e të kaluarës”.
“Ballkani është në Europë dhe Europa nuk dëshiron që të jetë në zjarr ashtu siç ishte në të kaluarën. Përkushtimi i Europës dhe NATO-së është se ky vend duhet të jetë në paqe dhe është me rëndësi që ne mendojmë se ky vend meriton një të ardhme më të mirë, qytetarët meritojnë një të ardhme më të mirë”.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























