Sport

Ibra flet për Kombëtaren e Suedisë: Nëse dua të kthehem, e bëj

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 02 March 2018

Në qershor të vitit 2016 kishte njoftuar lamtumirën e tij nga përfaqësuesja suedeze, por tani Zlatan Ibrahimovic nuk e përjashton një rikthim të bujshëm në vigjilje të Botërorit “Rusi 2018”.

“Më mungon Kombëtarja. Nuk besoj se ndonjëri duhet të më thërrasë. Nëse dua të kthehem, atëherë e bëj. Në të vërtetë, porta nuk është e mbyllur për asgjë në realitet, kur ke luajtur për 20 vite në ekipin përfaqësues dhe nuk je më, por sheh të tjerët që luajnë, atëherë është e vështirë”, deklaroi Ibra për “SportExpressen”, transmeton Indeksonline.

“Nuk dua të vij vetëm sepse jam dikushi. Por nuk mund të përqendrohesh te skuadra përfaqësuese nëse nuk luan, njerëzit po flasin, ndërkohë që unë nuk jam te lista”, tha Zlatan Ibrahimovic, prezent në Stokholm, për promovimin e një qëndre të re sportive. Një event ku ishte prezent edhe shoku i tij i ekipit, Paul Pogba, që shtoi: “Zlatan është plot me surpriza, kështu që nuk e di kurrë, nëse do të luajë ose jo në Botëror”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera