A u dakorduan Pacolli e Vuçiq për dështimin e demarkacionit?
Autori: Gazeta inFokus
18:35 | 01 Mars 2018
Të mërkurën për të tretën herë Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë marrëveshjen për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi me arsyetimin se disa deputetët gjenden jashtë shtetit. Kjo po del të jetë një arsyetim i kamufluar për opinion, derisa janë zbuluar prapaskena tjera që e pamundësuan votimin e demarkacionit.
Konkretisht, siç ka mësuar portali Infokusi prej burimeve të sigurta brenda koalicionit qeveritar është një marrëveshje në mes të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit dhe këshilltarëve të kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që demarkacioni të votohet nga “Lista Serbska” pasi të përfundoi procesi i zgjedhjeve në Serbi.
Sipas këtyre burimeve, Behgjet Pacolli pa dijeninë e kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe presidentit, Hashim Thaçi ka biseduar për këtë temë me Vuçiqin dhe me kërkesë të tij, Pacolli ka pranuar që demarkacioni të shtyhet deri në përfundimin e zgjedhjeve në Serbi.
Përveç kësaj, i njëjti burim ka treguar se zyra e Presidentit të Kosovës dhe ajo e kryeministrit, ka disa muaj qe kanë lobuar të ndërkombëtarët për të bërë presion në Qeverinë e Serbisë për të mos e bllokuar votimin e demarkacionit. Por, sic merret vesh vetë Vuçiq në secilën kërkesë të ndërkombëtarëve është arsyetuar se ka një marrëveshje me qeverinë e Kosovës së kur do të votojnë deputetët e Listës Serbe për ta kaluar demarkacionin.
Rast i ngjashëm siç mëson infokusi se i është bërë me dije zyrës së kryeministrit Haradinaj ka qenë me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila ka treguar se në takimin me Vuçiqin i ka kërkuar që të mos e bllokoj demarkacionin por ai është thirrur në një marrëveshje me palën kosovare.
Ndryshe, sipas tij, edhe dje gjatë ditës kur Pacolli zhvilloj një takim me ‘Listën Serbe’ është diskutuar pikërisht për këtë ‘marrëveshje’ dhe ata ja kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë marrëveshjen por do të veprojnë sipas instruksioneve të marra nga qeveria e Beogradit.
Në media sot u raportua se Pacolli ka arritur marrëveshje me Listën Serbe por këtë e ka mohuar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj. Ai madje ka thënë se medie po bëjnë propagandë sepse as ai e as shefi i tij nuk janë në dijeni për një marrëveshje të tillë.
Infokusi ka provuar të kontakoi me zëvendëskryeministrin Pacolli dhe këshilltarin e tij Zyberaj por asnjëri nuk janë përgjigjur në kërkesën e Infokusit.
Ndërkaq, e gjithë kjo situatë e krijuar sipas të njëjtit burim ka shkaktuar edhe një përçarje të madhe mes partive në pushtet lidhur me projektligjin për demarkacionin, i cili pritet të votohet javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.
Nga ana tjetër, Pacolli ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se është një përpjekje e ulët që ta akuzohet se ka sabotuar votimin e demarkacionit dhe për këtë ka bërë marrëveshje me serbët.
“Derisa unë po qëndroj në Japoni, po lexoj disa tituj se gjoja unë në marrëveshje me serbët paskam sabotuar votimin e marrëveshjes së demarkacionit! Sa e ulët është kjo!!!! Dikush po gënjen qëllimkeqshëm. E vërteta është se unë thjesht kam treguar për informatën (qe serbët, të mërkurën nuk do të votojnë), në mënyrë realiste, pa folklorizëm”, ka shkruar Pacolli./INFOKUSI

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...




































