Lajme

Shtyhet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 28 February 2018

Me pajtim të kryetarëve të grupeve parlamentare, seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është shtyrë për një ditë tjetër, transmeton Infokusi.com.

Për vazhdimin e saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit.

Seanca e sotme kishte filluar me vonese ndërsa pas pak minutash ishte ndërprerë për pauzë për të mos vazhduar më.

-Advertisement-

Gjatë dites burime të portalit ‘Infokusi’ brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë as sot nuk do të arrihen votat e mjaftueshme pasi që deputetë të pozitës gjenden jashtë Kosovës.

“Sipas kalkulimeve që i kemi bërë që nga mëngjesi nuk kemi votat e mjaftueshme që ta ratifikojmë demarkacionin. Disa deputetë që janë pro demarkacionit janë në Podgoricë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të kthehen”, ka thënë ky burim./INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera