Vendimet e Komisionit Disiplinor
Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 28 February 2018
KOMISIONI DISIPLINOR – shkalla e parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.02.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 24-25.02.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve plotësuese dhe deklaratave shtesë lidhur me rastet, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
TAHIR LUSHTAKU ; drejtor sportiv i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për manifestim të sjelljeve josportive gjatë ndeshjes së javës së ; XIX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – BESA e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e drejtorit sportiv Tahir Lushtaku )
DENOHET
Me shqiptimin e masës displinore ; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1
ARSIM ISLAMI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( reagime në vendimet e gjyqtarëve ) gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e zyrtarit të klubit Arsim Islami)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
ENVER SALIHU ; trajner ( trajner i portierëve ) në klubin e futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( reagime në vendimet e gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve ; BESA – TREPÇ 89 e zhvilluar në stadiumin “ ShahinHaxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e trajnerit Enver Slihu )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1. Pika 1.
VALDET SDHOSHI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ BESA “ nga Peja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje josportive ( reagime në vendimet e gjyqtarëve ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit të Beses ; Valdet Shoshi )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
BESART DUSHI ; lojtar I klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Obiliqi me numër të ID karteles 000881M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedure të inicuar nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – HAJVALIA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama në Obiliq ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar Besart Dushi )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
TAHIR ADEMI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinorenga ana e komisionit të garave për largim nga pankina ( manifestim i sjelljeve josportive ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e trajnerit të larguarnga pankina Tahir Ademi )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së : XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( hyrja në fushë e udhëhqësit të tifozeve vendas i cili me fjalë fyese i drejtohet asistentit si dhe hudhjet me gurë nga të tjeret në dretim të publikës mysafire të klubit futbollistik “ Drita “ nga Gjilani minuta e 79 ku si rrjedhojë ndeshja ndërpritet për 8 minuta deri në qetësimin e publicës ) raportet e zyrtarëve nga ndeshja i ;
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( lëndës ). Kërkohen raportet shtesë nga klubi futbollistik “Llapi“ nga Podujeva lidhur me rastin, afati datë 01.03.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
KF “ DRITA “ nga Gjilani , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për hudhje të gurëve nga tifozeria mysafire në drejtim të tifozerisë nikoqire gjatë ndeshjës së javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë në mungësë të raportit i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ DRITA “ nga Gjilani lidhur me rastin. Afati datë 01.03.2018 (Rregullorja disiplinore neni 39 paragrafi 1).
FATON RAMA ; lojtar i klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova , me numër të ID kartelës 00435M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – KOSOVA e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Faton Rama )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
GENT HYSENI ; lojtar i klubit të futbollit “ KOSOVA “ nga Prishtina me numër të ID kartelës 00388M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me kartopn të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – KOSOVA e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Gent Hyseni )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
ATDHETAR LATIFAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ KIKA “ nga HOgoshti me numër të ID kartelës ; 005778M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 34, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje jo sportive ndaj spektatorëve ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar në Koretin ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklrata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Atdhetar Latifaj )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “ VUSHTRRIA “ nga VUshtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( pas përfundimit të takimit një person me uniformë të klubit të futbollit “ VUshtrria “ sulmom – fizikisht gjyqtarin kryesor të ndeshjes Bajram Gashi ) në mungesë të deklaratave i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave ) Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ VUSHTRRIA “ lidhur me rastin . Afati datë 01.03.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 39 paragrafi 1 )
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 27.02.2018 – publikimit të tij në BUletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës rrepsektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. Prishtinë, datë 27.02.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...