Suedia ndan 3.2 milionë euro për regjistrimin e pronave në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
13:15 | 27 February 2018
Ministri i Financave Bedri Hamza të martën ka nënshkruar marrëveshje me ambasadorin e Suedisë në Kosovë Anders Ëollter për financimin e projektit për përmirësimit të sistemit të tatimit në pronë “Pro Tax 2”, transmeton Infokusi.com.
Për këtë projekt shteti suedez ka dhuruar 3.2 milionë euro ndërsa e ka konsideruar këtë projekt si një më të suksesshmet në Ministrinë e Financave.
E ministri Hamza ka premtuar se do të përmbushën të gjitha detyrimet të cilat dalin sipas marrëveshjes së bashkëpunimit dhe planit të projektit.
“Ministri i Financave Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Anders Ëollter firmosën sot marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes financiare për projektin për vazhdimin e përmirësimit të sistemit të tatimit në pronë “Pro Tax 2”, në një shumë prej 3.2 milionë Euro.
Ministri Hamza falënderoi ambasadorin e Suedisë Anders Ëollter për angazhimin e shtetit suedez për ta ndihmuar Kosovën përmes projektit “Pro Tax 2”, si dhe vlerësoi ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, duke e konsideruar Projektin Pro Tax si një nga projektet më të suksesshme të Ministrisë së Financave, po ashtu edhe reforma e ndërmarrë së fundmi në fushën e tatimit në pronë është një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës.
Ai gjithashtu tha se firmosja e kësaj marrëveshje shënon vullnetin e qartë të palës suedeze dhe asaj kosovare për thellimin e bashkëpunimit në drejtim të ndërtimit të një sistemi efikas dhe modern për administrimin e tatimit në pronë e në veçanti regjistrimin e pronave – tokave.
Ministri Hamza shprehu gjithashtu gatishmërinë e Ministrisë së Financave për të plotësuar me përpikmëri detyrimet të cilat dalin sipas marrëveshjes së bashkëpunimit dhe planit të projektit.
Ndërsa i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Anders Ëollter falënderoi Ministrin Hamza për zotimin dhe angazhimin në implementimin e marrëveshjeve me shtetin Suedez dhe shtoi se unë jam shumë i lumtur që sot arritëm të nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe se jam i bindur se kjo marrëveshje është shumë e domosdoshme për shtetin e Kosovës, dhe duke pasur parasysh implementimin e suksesshëm të marrëveshjeve paraprake besoj se kjo nuk do të jetë marrëveshja e fundit, por pas kësaj do të vazhdojmë edhe me marrëveshje të tjera.”/INFOKUSI




T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































