Demarkacioni në dorë të Vuçiqit!
Autori: Gazeta inFokus
08:18 | 27 Shkurt 2018
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të mundë të kalojë pa votat e Listës Serbe, e cila kontrollohet direkt nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Koalicioni qeverisës, bashkë me LDK-në, vlerësohet se nuk i ka më shumë se 75 vota, të pamjaftueshme për miratimin e Marrëveshjes.
Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se është unike kundër, shkruan “Zëri”.
Pavarësisht se seanca për ratifikimin e Demarkacionit pritet të mbahet nesër, koalicioni qeverisës ende nuk i ka të sigurta votat për kalimin e kësaj marrëveshjeje.
Koalicioni qeverisës edhe me votat e LDK-së, pa votat e Listës Serbe, nuk mund ta miratojë Demarkacionin, pasi që llogaritet se nuk i kanë më shumë se 75 vota, pavarësisht 80 votave të nevojshme.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, tashmë është deklaruar publikisht se nuk do ta mbështesë këtë marrëveshje, ndërsa disa deputetë nga dy partitë e tjera të koalicionit, AAK e Nisma, kanë bërë të ditur se ende nuk kanë vendosur nëse do ta votojnë apo jo Projektligjin për Demarkacionin.
Derisa LDK-ja tashmë ka pohuar se të gjithë deputetët e saj do ta mbështesin këtë marrëveshje, LVV-ja po vazhdon të qëndrojë e prerë se nuk do ta votojë atë.
Nga ana tjetër, nga Kryesia e Kuvendit kanë thënë se po që se Demarkacioni dështon të ratifikohet edhe për herë të tretë (nesër), atëherë seanca duhet të shtyhet sërish për një ditë tjetër.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...





























