Lajme

Ahmetaj: Vizita e zyrtarëve të lartë të BE-së, konfirmim se Kosova e ka vendin në BE

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 27 February 2018

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj në emisionin “Përballje” ka komentuar edhe vizitën e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët pritet që të mërkurën të arrijnë në Kosovë.

Ahmetaj ka thënë se vizita e shefit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisionarit Johannes Hahn dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, është mesazh i qartë se Ballkani Perëndimor po kthehet në qendër të vëmendjes së BE-së.

“Kjo vizitë po bëhet pas publikimit të Strategjisë së BE-së, para Samitit që do të mbahet në maj në Sofje dhe para publikimit të raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Ahmetaj.

Ajo ka shtuar se kjo vizitë do të jetë konfirmim se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera