ZRRE po heton se kush e la Kosovën në terr
Autori: Gazeta inFokus
17:47 | 26 February 2018
Ka disa ditë që pjesë të mëdha të Kosovës po përballën me reduktime të vazhdueshme të energjisë elektrike. Madje këto reduktime po zgjasin deri 5 orë dhe po përsëriten disa herë brenda 24 orëve, shkruan Infokusi.com.
Qytetarët ende nuk kanë marrë një përgjigje për shkaktarët e reduktimeve. Ata vazhdojnë të mbesin në terr derisa Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Operatori i Distribucionit KEDS po fajësojnë njëra-tjetrën se përgjegjësi e kujt është furnizimi i qytetarëve me energji elektrike.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ditë më parë ka thënë për medie se reduktimet po ndodhin pasi ka dalë nga prodhimi njësia B1 e KEK-ut.
Ai të hënën nuk ka dhënë informata lidhur me përgjegjësit për furnizim me energji elektrike të qytetarëve, megjithatë Infokusi është në pritje të përgjigjeve me shkrim nga Buzhala.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar KEK-u duke e quajtur spekulim sepse sipas tyre KEK nuk mbanë përgjegjësin për furnizimin e qytetarëve me energji dhe ka prodhuar energji sipas planit të prodhimit.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucollit, ka thënë se KEK-u ashtu siç edhe është i obliguar me kontratë po respekton rregullat e tregut në fuqi.
Ndëkaq, në institucionin përgjegjës për monitorimin e tregut dhe furnizimin me energji elektrike nga kompanitë përgjegjëse, thonë se ende janë duke kërkuar përgjegjësin që po i lë pa rrymë qytetarët.
Adelina Murtezaj Bajrami, zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRE), ka thënë për Infokusi se janë duke monitoruar dhe mbledhur të dhënë rreth devijimeve ndërsa janë zotuar që sapo të funksionalizohet bordi i ZRRE-së do të marrin masa.
Sipas saj, ende nuk ka të dhëna zyrtare nëse KEK-u apo KEDS-i ishin përgjegjës për ndërprerjen e energjisë elektrike.
“Pa u dëshmuar informatat, jo zyrtare që aktualisht posedon ZRRE, nuk mund të konfirmojë se cili nga operatorët ka devijuar nga nominimet e tyre për furnizim të rregullt me energji elektrike.
ZRRE në vazhdimësi monitoron aktivitetet e operatorëve të licencuar dhe përpiqet që të sigurohet se konsumatorët po marrin shërbime të energjisë elektrike të rregullta dhe pa ndërprerje”, ka thënë Murtezaj-Bajrami.
Në anën tjetër, KEK ka publikuar si dëshmi se ndërprerja e energjisë elektrike me 24 shkurt nuk ka ndodhur për fajin e tyre ka publikuar planin ditor të prodhimit të energjisë elektrike.
Me këto dëshmi thonë ti kenë njoftuar paraprakisht operatorët ne treg, në këtë rast ZRRE dhe KEDS/KESCO.
Dhe ky është realizimi i datës 24 shkurt 2018./INFOKUSI


T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...































