Rozë

Selena Gomez dhe Justin Bieber gati të jetojnë bashkë?

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 26 February 2018

Lidhja e Justin Bieber dhe Selena Gomez duket se po shkon shumë mirë.

Madje, sipas burimeve të afërta me çiftin, 25 vjeçarja Gomez dhe 23 vjeçari Bieber janë gati të kalojnë në një hap më serioz në marrëdhënien e tyre – të jetojnë bashkë.

“Selena dhe Justin janë mësuar me thashethemet për lidhjen e tyre. Për ta, është e zakonshme që njerëzit vazhdimisht flasin për ta duke spekuluar dhe thjesht i injorojnë ato”, ka thënë një burim, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Lidhja e tyre e dashurisë është shumë  e rëndësishme për ta. Ata ndajnë së bashku vlerat tradicionale kur vjen puna tek familja dhe fëmijët, prandaj ata sigurohen që të kenë një jetë të lumtur dhe stabile së bashku, duke qenë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Është diçka, të cilës ata do t’i përkushtohen në të ardhmen”, ka vazhduar tutje burimi.

Gomez duket poashtu se këtë herë është e përkushtuar për lidhjen e saj me këngëtarin.

“Justin është rritur dhe është bërë njeri më i mirë, si rezultat i kësaj. Gjërat po shkojnë më mirë mes tyre, poashtu”, ka thënë një burim tjetër për HollywoodLife.com.

“Selena e do shumë mënyrën si Justin e mbështet atë në çdo gjë që ajo bën. Ajo poashtu e mbështet atë në gjithçka që për të është e rëndëishsme. Ata bëjnë çdo gjë së bashku dhe gjërat duket se do të ecin këtë herë”, përfundon ky burim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera