MotoGP, Marquez rinovon me Hondën deri në vitin 2020
Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 26 February 2018
Marc Marquez do të vazhdojë të jetë pjesë e Hondës në Botërorin e MotoGP. Piloti spanjoll, kampion bote në fuqi, rinovoi kontratën me skuderinë japoneze edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2020, lajm që u komunikua zyrtarisht nga vet Honda nëpërmjet faqes së saj të internetit.
“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të garoj me Hondën në MotoGP. Jam krenar që jam pjesë e familjes Honda dhe vlerësoj në maksimum mënyrën sesi skuadra më jep më të mirën, për çdo gjë që kam nevojë. Dy testet e para zyrtare shkuan mirë dhe tani, me rinovimin e kontratës mund të përqëndrohem tërësisht te Botërori”, ishte komenti i bërë nga Marc Marquez, në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”.
Marc Marquez, kampion bote edhe në kategoritë 125 dhe 250 kubikë, u bë pjesë e elitës së motosportit, MotoGP në vitin 2013, pikërisht me “Repsol Honda”, duke fituar menjëherë titullin kampion bote.
Këtë sukses, Marquez e përsëriti në vitin 2014, ndërkohë që pas një viti pushim, katalanasi tashmë 25-vjeçar, fitoi edhe dy tituj të tjerë botërorë në vitet 2016 e 2017, duke e çuar në 4 numrin e titujve në MotoGP dhe në 6 numrin total të sukseseve në karrierë.

T� tjera
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...

































