Lajme

Për 4 shtëpi projekti i zgjerimit të rrugës ngec 4 vjet

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 26 February 2018

Projekti për zgjerimin e rrugës nga Polluzha e Drenasit e deri në Klinë të Epërme të Skenderajt ka filluar para katër vjetësh, por ai nuk ka përfunduar pasi që MI-ja nuk ka arritur t’i shpronësojë të paktën 4 shtëpi që pengojnë zgjerimin e rrugës, si dhe një pjesë të tokës te rrethrrotullimi në Klinë të Mesme.

Para 4 vjetësh, saktësisht në tetorin e vitit 2014 dy kompani, njëra nga Drenasi dhe tjetra nga Istogu, kishin fituar tenderin dhe kishin filluar punët për zgjerimin e rrugës me katër korsi nga hyrja në Skenderaj, nga ana e Drenasit e deri në Klinë të Epërme.

Kompania “Al Trade” kishte fituar tenderin për ta zgjeruar rrugën nga xhamia e deri në Klinë të Epërme, ndërsa kompania “Conex” prej xhamisë e deri në Polac, por kryesore, siç kishin deklaruar atëherë përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës, ishte që të përfundojë zgjerimi i rrugës prej hyrje-dalje nëpër Skenderaj.

-Advertisement-

Për lotin që kishte fituar kompania “Al Trade” Ministria e Infrastrukturës kishte dhënë 1.4 milion euro, ndërsa për atë të kompanisë “Conex” 1.9 milion euro, pasi pjesë e projektit të asaj rruge ishte edhe ndriçimi.

Kompania “Al Trade” kishte arritur që projektin ta përfundojë shpejt, si dhe trotuaret e rrugës, por ajo kishte hasur në pengesa në 4-5 vende prej xhamisë e deri në Klinë të Epërme.

Bajram Gashani, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Al Trade”, i pati thënë “Zërit” se Ministria e Infrastrukturës nuk ka arritur t’i përfundojë procedurat e shpronësimit, gjë që ka bërë që në ato pjesë rruga të mos zgjerohet, respektivisht që të mbetet vetëm me nga një korsi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera