Lajme

Çanak: Do të ketë trazira në veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 25 February 2018

Do të ketë shumë trazira në veri të Kosovës që do të shkojnë në favor të administratës së Vlladimir Putinit, pasi kjo do të çojë në forcimin e forcave pro-ruse ekstremiste në Serbi, ka thënë kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës dhe Komiteti për Integrime Evropiane i Kuvendit të Serbisë, Nenad Çanak.

“Shpërthimi i rrëmujave të tilla mund të ndodhë edhe në Beograd pas zgjedhjeve të marsit”, tha Çanak. Ai shtoi se ishte i përgatitur t’ia dorëzonte këto informata autoriteteve serbe. Çanak tha se kurrë nuk kishte akuzuar rusët për vrasjen e Oliver Ivanoviq, por shtoi se gjithmonë do të theksojë se interesat e Rusisë në këtë moment ishin “shumë afër paqëndrueshmërisë siç sjellin vrasje të tilla politike”.

Ai ka akuzuar shefin e diplomacisë ruse Sergej Lavrov se po bën thirrje për skenarin ukrainas në Serbi. “Serbia ka vizion evropian për të ardhmen dhe nuk do të jetë bartës i aeroplanëve dhe raketave ruse në Ballkan”, tha Çanak.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera