Urologjia në QKUK përballet me mungesa të aparaturës esenciale
Autori: Gazeta inFokus
08:10 | 25 February 2018
Mungesa e aparaturës në Klinikën e Urologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po bën që pacientë të shumë të kërkojnë shërim jashtë vendit.
Mungesa e Litotripsisë perkutane po bënë që shumë pacientë që telashe me gurët në veshka dhe sistemet urinare duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve të hapura kirurgjike.
Kështu ka deklaruar drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj, i cili tha se prioritet për këtë klinikë mbetet pajisja me këtë uroskop, e cila përveç trajtimit të gurëve mund të realizojnë edhe ndëhyrje tjera endourologjike.
“Aparatura më me prioritet dhe më rëndësishme për ne do të ishte litotripsia perkutane, e cila mund të realizohet përmes një aparature të ashtu quajtur uroskop e cila përveç trajtimit të gurëve të mëdhenj në veshkë mund të realizojmë edhe shumë ndërhyrje tjera endourologjike shumë të rëndësishme për pacientët tanë. Pacientët të cilët kanë gurë apo komplemente me dimensione më të mëdhenj se 2,5 centimetër të gjitha ato raste i trajtojmë me ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa po ta kishim këtë aparaturë litoripsia perkutane do të bëhet e mundur që këta pacient të trajtohen pa ndërhyrje kirurgjikale”, tha ai.
Sipas tij, kjo aparaturë ndikon që pacienti më lehtë dhe më shpejt t’i kthehen normaliteti pas operimit.
Kasumaj ka bërë të ditur se në mungesë të litoripsisë perkutane, shumë pacientë detyrohen që jashtë vendit t’i kryejnë ndërhyrjet për largimin e gurëve nga veshka apo sistemi urinar që kapin madhësinë mbi 2.5 centimetra.
“Është kërkesë shumë e madhe që për një trajtim të tillë të trajtohen jashtë vendit, po ta siguronin këtë aparaturë ne të gjithë pacientët mund t’i trajtojmë në klinikën tonë dhe me këtë rast do të kurseheshin shumë të holla dhe pacientët tanë nuk do të bredhin më nëpër qendra urologjike jashtë vendit për një trajtim të tillë“, tha ai.
Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj ka deklaruar për kosovapress se në muajin dhjetor të viti 2017 kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për blerjen e kësaj aparature dhe tani janë në pritje të një përgjigje nga ministria.
Përveç mungesës së pajisjes së litotripsisë perkuaten, në urologji mungojnë edhe mjetet laparaskopike për të cilat Kasumaj ka thënë se shumë patologji të ndryshme në veshka dhe sisteme urinare do të kryeheshin pa ndërhyrje të hapura kirurgjike.
“Ne na mungon edhe laparaskopia ndonëse nuk është me prioritet për kushtet tona por do të ishte një aparaturë shumë e rëndësishme për ndërhyrjet laparaskopike ku do të bëhej e mundur që patologjitë e ndryshme në veshka ose në sistemin urinar tjetër do të bëhet e mundur të realizohen pa ndërhyrje kirurgjikale klasike”, tha ai.
Zyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, përmes postën elektronike për kanë njoftuar se ka të ndarë 1,9 milion euro për blerje të pajisjeve mjekësore.
Prej tyre për Klinikës së Urologjisë, janë ndarë mbi 100 mijë euro të cilat do të investohen për blerjen e pajisjeve të ndryshme në këtë klinik.
Sipas këtij njoftimi është caktuar një komision i cili ka analizuar në detaje të gjitha kërkesat e klinikave, në bashkëpunim edhe me drejtorët e klinikave.
Sipas tyre, prioritet do të kenë pajisjet për klinikat kirurgjikale dhe ato për shëndetin e nënës dhe fëmijës, pra pediatri, neonatologji dhe gjinekologji.
Paraqitja e gurëve në veshka dhe organet urinare në shumicën e rasteve paraqiten nga mosha 35 deri në moshën 50 vjeçare.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































