Sport

Derbi i rivalëve të vjetër me qëllime të ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 23 February 2018

Vëllaznimi dhe Prishtina do të takohen në kuadër të javës së XX të Vala Superligës apo për herë të 39-të në të gjitha garat zyrtare të pasluftës, shkruan infokusi.

Vëllaznimi në “zonë të kuqe” e pozicionuar e 9-ta me 25 pikë, ndërsa Prishtina lider i klasifikimit me 35 pikë, i gjen rivalët e moçëm në luftë për qëllime të ndryshme.

Po ashtu kuqezinjtë nuk kanë fituar ndeshje kampionale si vendas nga ndeshja me Besën më 27 shtator (1:0) në javën e 7-të, po ashtu edhe fitoren e fundit e kanë po me Besën në Pejë. Pra 5 ndeshje Vëllaznimi si vendas nuk din për fitore (4 barazime e 1 humbje). Ndërsa në ndeshjen e parë të këtij edicioni bardhekaltrit kanë triumfuar 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas.

-Advertisement-

Prishtina pothuajse është komplete, me të vetmin mungesë të lënduarin Miftaraj dhe suspendimit nga kartonët të kapitenit Dallku.

Java XX

Vëllaznimi – Prishtina

E shtunë, 24 shkurt – ora 13:00

Stadiumi i qytetit, Gjakovë

Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Jakup Musolli (Pd), Driton Preniqi (Ka) – Erdall Zasella

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera