Sport

Hendikep i madh për Prishtinën, i mungon lojtari kryesor në ndeshjen ndaj Vëllaznimit

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 23 February 2018

Klasikja e futbollit kosovar, Vëllaznimi – Prishtina luhet të shtunën prej orës 13:00 në Gjakovë, shkruan infokusi.

Skuadra bardhekaltër do të udhëtojë në Gjakovë  me bindjen se do të kthehet në kryeqytet me tre pikë duke arsyetuar epitetin e favorites kryesore për titullin e kampionit, i cili trofe i mungon qe një kohë të gjatë.

Kjo sfidë nuk do të jetë edhe aq e lehtë pasi mungon lojtari kryesor në mbrojtjen e skuadrës së Prishtinës.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për kapitenin e skuadrës Armend Dallku i cili nuk do të jetë në formacionin e Mirel Josës për shkak të kartonëve.

Do të jetë kjo përballja e dytë e këtij sezoni. Të parën të zhvilluar në Drenas e kishte fituar Prishtina me rezultat të ngushtë 1:0 me golin e shënuar pikërisht nga futbollisti që do të mungojë në këtë përballje Armend  Dallku në minutën e parë shtesë. /INFOKUSI.COM

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera