Lajme

Paditet Hashim Thaçi (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 22 February 2018

Lëvizja Vetëvendosje të enjten ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit, shkruan Infokusi.com.

Sipas Vetëvendosje, presidenti Thaçi ka bërë shkelje penale në Nenin 124, paragrafi 2 lidhur me nenin 120 pika 25,26,27 dhe lidhur me nenin 2 të KPRK-së.

Sot deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur për kallëzimi penal të bërë ndaj Thaçit ndërsa ka thënë se është detyre e Prokurorisë dhe Gjykatës të vendosë për përgjegjësitë penale të saj.

-Advertisement-

‘Unë nuk e qoj në burg Hashim Thaçin, atë e ka për detyrë ta qoj para përgjegjësisë penale Prokuroria dhe Gjykata, Prokuroria duhet ta hetojë dhe Gjykata duhet të vendosë për përgjegjësinë penale të tij’, ka thënë Haxhiu.

Seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë të mbahet sot në të cilën do të votohej Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është shtyre për të premten në orën 10:00, shkruan Infokusi.com.

Vetëvendosje edhe të enjten kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre kundër kësaj marrëveshje ndërsa ndryshe nga herat tjera do ta kundërshtojnë fuqishëm përmes fjalimeve./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera