Sport

Mercedes prezanton surprizën e re për vitin 2018

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 22 February 2018

Në paradën e prezantimit të makinave të Formula 1 për vitin 2018 objektivi ka fokusuar kampionët e botës, Mercedes që në Silverstonë kanë hequr mbulesën për njëvendëshen e re.

Me telajon e ndryshuar edhe prej sistemit ‘Halo’, skuadra kampione e botës në fuqi prezantoi modelin më të fundit të saj ‘W09 EQ Power+’. Përshtypjet e para që janë marrë pas pak kilometrave të parë në pistën e Silverstone gjatë filming day, ‘shigjetat e argjendta’ duket se kanë bërë një zhvillim të modelit ‘W08’, por me një hap më të shkurtër.

Mercedes ka konfirmuar edhe për këtë sezon kampionin e botës Lewis Hamilton dhe finlandezin Valtteri Bottas në pilotim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera