Wanda ‘tremb’ Interin dhe largon Raiolan nga Icardi
Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 22 February 2018
Cikloni Wanda Nara e ka tronditur sërish Interin, por këtë herë jo me fotot gjysmë e zhveshur, por me deklaratat e saj për futbollistin që përfaqëson, që është njëkohësisht edhe bashkëshorti i saj.
Në një intervistë për Corriere dello Sport, argjentinasja që bën rolin e manaxheres së kapitenit të Interit, Mauro Icardi ka sjellë sërish në vëmendje se sulmuesin e kanë kërkuar disa nga klubet më të fuqishme të Evropës, por pa bërë të ditur emrat. Ky sinjal nga Wanda vjen në momentin kur Inter ka shprehur interes për të zgjatur kontratën me sulmuesin argjentinas. Në tetor të 2016 Icardi firmosi për 5 vjet të tjera me një përfitim prej 5.5 milionë eurosh në vit, ndërsa vendosën edhe klauzolën prej 110 milionë eurosh në rast të prishjes së kontratës.
“Nuk jam takuar me Ausilion – tha Wanda – por dëgjohemi në telefon dhe unë e di mirë pozicionin e tij dhe të shoqërisë. Në këtë periudhë të fundit janë afruar disa skuadra të mëdha që kanë shprehur interes për Mauron. Dhe unë si përfaqësuese e tij kam detyrë ti dëgjoj, vlerësoj dhe të marr në konsideratë çdo situatë. Ka patur edhe në të shkuarën interes, por Mauro ka zgjedhur gjithnjë Interin. Ai është kapiteni i Interit që në moshën 22 vjeç dhe ka një raport shumë të mirë me shokët, pavarësisht çfarë thuhet. Por unë, dhe vetëm unë merrem me të ardhmen e tij, kështu që më duhet të vlerësoj të gjitha kërkesat që vijnë: gjithçka kalon nga unë, kush kërkon Icardin duhet të trokasë në portën timë”, deklaroi Wanda Nara.
Ndër të tjera Wanda Nara foli edhe për zërat që kanë qarkulluar ditët e fundir se Icardi mund të kalojë nën prokurimin e Mino Raiolës. “Kam respekt për të, por janë të shumtë ata që pëlqejnë të kenë Icardin si futbollist të tyre. Por manaxherja e tij jam vetëm unë”, deklaroi Wanda, që ka thënë se pas pak javësh do të bëhet takimi Interit, ku përveç pagës do të flitet edhe për klauzolën e shitjes së tij.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























