Lajme

Haziri: Me ratifikimin e demarkacionit, Kosova zë hapin e fundit për vizat

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 22 February 2018
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë me dije se deputetët e kësaj partie janë unikë në votën për Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se nëse demarkacioni nuk ratifikohet, Kosova e humbet çastin e fundit për ta marrë liberalizimin e vizave.

Haziri ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke bërë me dije se ky proces do të mbyllet me një rol aktiv të LDK-së.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë kurrfarë rezultati të pritur dhe përfundim të dialogut pa përfshirjen e të gjithë aktorëve kryesorë në Kosovë, do të thotë edhe pa përfshirjen e opozitës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera