FFK-ja nuk e merr për bazë reagimin e skuadrës së Vëllaznimit
Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 21 February 2018
Skuadra nga Gjakova, Vëllaznimi ka reaguar dje në lidhje me vendimin e FFK-së që takimi i javës së 20-të ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës të zhvillohet ditën e shtunë, shkruan infokusi.
Edhe përkundër këtij reagimi zyrtar nga skuadra gjakovare, vendimi i FFK-së mbetet ai i njëjti që ndeshja ndërmjet Vellaznimit dhe Prishtinës të zhvillohet ditën e shtunë nga ora 13:00.
Ky ishte ragimi i Vëllaznimit për FFK-në.
Për: FEDERATEN E FUTBOLLIT TË KOSOVËS
– Komisionit të Garave –
Edhe pse zyrtarisht, nga organet e FFK-s ende nuk na ka ardhur asnjë informatë lidhur me terminin e ndeshjes së javës së 20-të të Super Ligës së Kosovës VËLLAZNIMI – PRISHTINA, jo zyrtarisht kemi mësuar se nga ana e Komisionit të Garave është vendosur që kjo ndeshje duhet të zhvillohet të shtunën më 24.02.2018 në ora 13,00.
Me këtë rast K.F.”Vëllaznimi” reagon dhe kërkon nga Komisioni i Garave që të respekton qëndrimin tradicional të Klubit tonë që ndeshjet si vendës në Gjakovë i zhvillon ditëve të diela.
Kjo kërkesë e jona nuk është për asnjë teke të Klubit apo tendencë që të thyejmë vendimin e Komisionit të Garave, por ka arsyetim logjik dhe sportiv:
1. Tradicionalisht, për vite e dekada, në Gjakovë, dita e diel ka qenë dhe vazhdon të jetë ditë e futbollit
2. Me këtë qëndrim të Klubit, përherë, pra edhe sivjet, para fillimit të kampionatit, janë informuar organet e FFK-s
3. Çdo ndeshje që në Gjakovë zhvillohet ndonjë ditë tjetër e jo të dielën, është e gjykuar që të ketë përgjysmë më pak shikues se që do të ndodhte të dielave.
4. Prandaj, nuk është e rrugës që asnjë ndeshje në Gjakovë të caktohet ndonjë ditë tjetër pos të dielave. Kjo aq më pak duhet të bëhet në njërin prej derbive më të mëdhenj në futbollin kosovar, në atë ndërmjet Vëllaznimit dhe Prishtinës.
5. Nuk dyshojmë se edhe organet e FFK-s kanë dëshirë që në ndeshjet e futbollit në Kosovë të tubohen sa më shumë shikues, sepse ata janë hijeshija e sportit, pra edhe e futbollit. Që kjo të ndodh edhe në ndeshjenVËLLAZNIMI – PRISHTINA, kërkojmë nga organet e lart theksuara që kjo ndeshje të zhvillohet të dielën më 25.02.2018.
Të bindur që për të mirën e futbollit do të mbështesni kërkesën tonë dhe do të vendosni që ndeshja VËLLAZNIMI – PRISHTINA, të zhvillohet të dielën më 25.02.2018, Ju përshëndesim.
Me respekt,
K.F.”VËLLAZNIMI”- Gjakovë
Sekretari, Blerim Vula, d.v.

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
































