Shkëndija sot zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të Kupës
Autori: Gazeta inFokus
13:04 | 21 February 2018
Vetëm një javë pas përballjes kampionale kuqezinjtë sërish ndeshen me Vardarin, kësaj radhe në kuadër të Kupës, shkruan infokusi.
Shkëndija të mërkurën shkon drejt Shkupit për rezultat pozitiv, për të bërë më të lehtë ndeshjen e kthimit kur do të kërkohet kualifikimi në gjysmëfinale. Takimi luhet në stadiumin “Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 14:00.
Vardari dhe Shkëndija do të vihen përballë njëra tjetrës një javë pas barazimit 1:1 në Tetovë në kuadër të xhiros së 20-të në LPFM. Kampionati lihet anash për një moment, pasi vëmendja kthehet ka Kupa, garë ku kuqezinjtë gjithashtu pretendojnë trofeun. Pas fitores 0:3 ndaj Shkupit të dielën në kampionat, skuadra ka punuar për takimin e parë të çerekfinales së Kupës me Vardarin në Shkup. Stafi teknik në maksimum është munduar të regjenerojë ekipin nga lodhja pas dy ndeshjeve të kaluara, ndërsa me formacion të kompletuar pritet sfida e të mërkurës kur pas pauzës kundër Shkupit shkaku i pesë kartonave të verdhë në ekip rikthehet Egzon Bejtullai.
Përballja Vardari-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin “Filipi Dytë” në Shkup me fillim në orën 14:00, ndërsa ndeshja e kthimit në Tetovë është programuar për datën 7 mars.
Tradita me Shkëndijën në ndeshjet e Kupës
Në gjashtë vitet e fundit kjo do të jetë hera e pestë që në kuadër të Kupës përballen mes veti Shkëndija dhe Vardari, me ekipin tonë që ka bilans pozitiv pasi ka eliminuar rivalin tre herë në katër edicione. Kundërshtari i është gëzuar kualifikimit vetëm në sezonin 2014/2015 kur në Tetovë fitonte Shkëndija 2:1, mirëpo mundej 0:3 në Shkup. Në rastet tjera gjithnjë fituese dilte skuadra jonë. Fillimisht në vitin 2013 Shkëndija preki finalen e Kupës pasi që eliminoi me dy barazime Vardarin (0:0 në Tetovë dhe 1:1 në Shkup), falë golit të shënuar si mysafir.
Në sezonin 2015/2016 Shkëndija për herë të parë fitoi trofeun e Kupës, ndërsa në rrugën drejt finales eliminoi Vardarin në çerekfinale kur e mundi dy herë, fillimisht 3:0 në Çair dhe 2:1 në Gjorçe Petrov. Vitin e kaluar kuqezinjtë tanë luajtën në finale të Kupës, ndërsa në gjysmëfinale edhe një herë elimuan Vardarin pas fitore 3:1 në Shkup dhe humbjes 0:1 në Tetovë. Tani shpresohet të vazhdohet tradita dhe për të shpresuar gjysmëfinalen Shkëndija kërkon rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në Shkup të mërkurën në orën 14:00. /INFOKUSI.COM

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































