Lajme

Veteranët e Prishtinës dhe Shpend Ahmeti pro thellimit të bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 21 February 2018

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (Dega Prishtinë), Fatmir Sopi, bashkë me nënkryetarin Sali Vllahiu dhe sekretarin Vehbi Hajzeri, vizituan Komunën e Prishtinës.

Ata uruan kryetarin Shpend Ahmeti për fitoren e mandatit të dytë qeverisës, si dhe shprehën vullnetin dhe për thellimin e bashkëpunimit me Komunën.

Përgjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti theksoi se do të angazhohet që t’i ndihmojë maksimalisht kësaj organizate, me theks të veçantë në organizimin e shënjimit të datave historike.​

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera