Dëshmon Sela: Donin të më vrisnin
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 19 February 2018
Deputeti dhe lider i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar për dhunën e ushtruar ndaj tij në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Ai sot në gjykatë u përball me dhunuesit e tij ku ka treguar ndodhinë e asaj dite të përgjakshme. Sela ka treguar gjithë ndodhinë e asaj dite, nga momenti i parë i futjes së turmës deri te tentimi për eliminimin fizik të tij, dhe humbjen e ndjenjave.
“Arrita në Kuvend në orën 12:00, në orën 16:00 u largova dhe u ktheva përsëri në orën 18:00. U ktheva përsëri në sallën e seancës plenare, pas seancës ikëm në sallën e konferencave ku kryetari i Kuvendit duhej të jepte deklaratë. Në fillim isha në korridor bashkë më Surija Rashidin dhe Vesel Memedin, afër ishte Xhevat Ademi. Përnjëherë u dëgjua zhurmë dhe mu duk sikur një grup njerëzish u fut brenda në sallën e Kuvendit. Në atë moment hymë në sallë, në kohën që po fliste Talati dikush mbante derën me forcë, dera u hap përnjëherë. Turma u fut brenda, unë isha në skaj në anën e majtë të foltores. Pran meje ishin Surija Rashidi dhe Rexhail Ismaili, në anën e djathtë ishte Zoran Zaevi dhe deputetët e tjerë. Turma vinte drejt nesh, Rashidi dhe Ismaili tentonin të më mbronin. Atmosfera ishte shume e keqe, kishte kërcënime me jetë, ‘shitës’, ‘do t’iu mbysim’, kam dëgjuar edhe kërcënime ndaj meje si: ja Sela, ku do të shkosh tani, do të mbysim. Gjatë gjithë kohës hidheshin mjete të forta ndaj deputetëve, mbaj mend mend se një tavolinë dhe një ekran më kanë ra në kokë. Më pas edhe një goditje me shtizë, sulme kisha gjatë gjithë kohës, kishte edhe me maska. Njëri ma bënte me dorë ndaj meje, i thash Rashidit se nuk mund të dal, nuk kishte deputet pranë meje për të më mbrojtur ato 10-15 minuta. Kur dolën deputetët, turma u afrua ndaj meje dhe disa më goditën, më kapën për koke dhe më goditën përsëri, por fillimisht u largova . Goditja me ekran më bëri që të humb orientimin dhe kisha mungesë oksigjeni, nuk kishte persona nga turma që kishin qëllim të më shpëtonin. Mbaj mend një moment që njëri nga truprojat ka shtënë me armë, në atë moment situata u qetësua disi”, ka thënë ai, derisa është pyetur nëse i kujtohet fytyra e ndonjërit prej personave që u drejtuan nga ai.“Nuk njof asnjë dhe nuk e mbaj mend as emrat. Mbaj mend njërin me mjekër me maic të zezë dhe shante, një tjetër ishte me syza në kokë dhe jelek lëkure afër meje ishte edhe Gjorcev që tentonte të ndalte turmën, kam dëgjuar ejani, Sela. Momenti i fundit mbaj mend që rashë në tokë, nuk e di si kam shkuar deri aty dhe mbaj mend që sapo rashë filluan të më godasin nga koka dhe trupi”, tha ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























