Boiken Abazi: Visar Ymeri e tradhtoi vetën kur u çua në këmbë për himnin e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 19 Shkurt 2018
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi ka reaguar në lidhje me ngritjen në këmbë që bëri ish-kryetari i VV-së,Visar Ymeri në seancën solemne gjatë intonimit të himnit të Kosovës.
Abazi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi ka thënë se me këtë veprim Ymeri e ka tradhtuar vetën, bindjet e veta dhe angazhimin e tij disa vjeçar për këtë temë. Sipas tij, prej Ymerit mund të priten tash edhe “çudira” të tjera
“Tash që ka dhënë dorëheqje nga shumica e funksioneve në Lëvizje, Visar Ymeri duket se edhe e njeh edhe po e respekton këtë flamur e himn që vetë i ka kritikuar ashpër dhe nuk i ka respektuar më herët. Pra, para së gjithash, me ngritjen në këmbë që ka bërë dje në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri ka tradhëtuar veten, bindjet e veta dhe angazhimin e tij disa vjeçar për këtë temë, dhe prandaj prej tij mund të priten tash edhe “çudira” të tjera, m.q.s nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik për këtë çështje, për të cilën nuk mund të fshihet pëmes statuseve në FB të atyre pak individëve që e ndjekin, duke bërë me gisht nga anëtarë të tjerë të Lëvizjes, thjeshtë për të mbuluar tradhëtinë që së pari e ka bërë ndaj bindjeve të veta politike”, ka shkruar Abazi.
Visar Ymeri së bashku me anëtarët e tjerë të cilët kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje janë çuar në këmbë gjatë intonimit të himnit të Kosovës, veprim ky që dikur Visar Ymeri nuk e bënte.
Ky është postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk ka detyruar kurrë askënd, asnjë aktivist, të mos çohet ose të çohet në këmbë para flamurit dhe gjatë intonimit të himnit të Kosovës. Lëvizja VETËVENDOSJE! thjeshtë ka qenë koherente në analizën e saj për mënyrën se si u vendos për simbolet e shtetit të Kosovës. Mos të harrojmë që dizajni për flamurin e Kosovës është përcaktuar me tender, ku kusht ishte mos të kishte ngjyrë të kuqe, të zezë, ose ndonjë simbol që i ngjan shqiponjës, dhe ku edhe vendi i dytë në këtë konkurs me tender fitoi çmim. Asnjë shtet tjetër i botës nuk ka vepruar në këtë mënyrë, që në pamje të parë duket absurde, por në një analizë të dytë kuptohet se është reflektim i sistemit shtypës neokolonial që sundon në Kosovë si imponim kundër vullnetit të përgjithshëm popullor – qytetarëve të Kosovës i ndalohet e drejta demokratike për ta hedhur në referendum këtë çështje, e shumë çështje të tjera jetike për vendin.
Problemi me ngritjen në këmbë që bëri dje Visar Ymeri gjatë intonimit të himnit të Kosovës nuk lidhet me atë se kush tjetër është çuar e kush tjetër nuk është çuar në këmbë dje apo më herët, por së pari me faktin e pamohueshëm që shumë pak kohë më parë i njëjti, Visar Ymeri, e ka shpjeguar publikisht se e njeh flamurin dhe himnin (pa tekst) të Kosovës, por nuk i respekton ato për shkak të simbolikës antidemokratike dhe neokoloniale që ato përfaqësojnë, dhe prandaj nuk është çuar në këmbë kur ky himn është intonuar më herët. Tash që ka dhënë dorëheqje nga shumica e funksioneve në Lëvizje, Visar Ymeri duket se edhe e njeh edhe po e respekton këtë flamur e himn që vetë i ka kritikuar ashpër dhe nuk i ka respektuar më herët. Pra, para së gjithash, me ngritjen në këmbë që ka bërë dje në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri ka tradhëtuar veten, bindjet e veta dhe angazhimin e tij disa vjeçar për këtë temë, dhe prandaj prej tij mund të priten tash edhe “çudira” të tjera, m.q.s nuk ka dhënë asnjë shpjegim publik për këtë çështje, për të cilën nuk mund të fshihet pëmes statuseve në FB të atyre pak individëve që e ndjekin, duke bërë me gisht nga anëtarë të tjerë të Lëvizjes, thjeshtë për të mbuluar tradhëtinë që së pari e ka bërë ndaj bindjeve të veta politike.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...

































