Sport

Në Samitin e FIFA-s, diskutohen tema të rëndësishme, presidenti Vokrri takime të frytshme

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 19 February 2018

Po diskutohen shumë tema me rëndësi për zhvillimin e gjithëmbarshëm të futbollit botëror, në samitin e FIFA-s që po mbahet në Mauritani në kuadër të TEP (Top Executive Program) e ku po merr pjesë presidenti i FFK-së z, shkruan infokusi.

Fadil Vokrri bashkë me menaxherin për licencim z. Bajram Shala. Në këtë samit po shtjellohen çështje me rëndësi për futbollin botëror siç janë: Zhvillimi strategjik i futbollit për të rinj dhe zhvillimi i garave të të rinjve.

Temë bosht e samitit është edhe futbolli i femrave me intenca që të krijohet një Ligë botërore e femrave. Pjesëmarrësit po diskutojnë edhe për Programet zhvillimore të federatave anëtare si dhe çështjen e transferimit të futbollistëve, por edhe një sërë temash me interes.

-Advertisement-

Këtë samit presidenti i FFK-së po e shfrytëzon edhe për takime me kryetarë të federatave dhe vënien e kontakteve me shumë federata për të arritur edhe pajtueshmëri për bashkëpunim në të gjitha segmentet, që për FFK-në kanë rëndësi të madhe. /INFOKUSI.COM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera