Sport

EKSKLUZIVE: Kreatori i Feniksit flet pas stolisjes me trofeun e Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 17 February 2018

Ka përfunduar finalja e madhe e Kupës së Kosovës ndërmjet FC Feniksit dhe FC Besës, shkruan infokusi.

Takimi i zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ka përfunduar me fitoren e thellë të skuadrës nga Drenasi me rezultatin 6-0 (1-0).

Në një prononcim për Infokusi.com kreatori i skuadrës nga Drenasi Shpend Ibrahimi është shprehur i lumtur me trofeun e fitur.

-Advertisement-

“Jam i lumtur me trofeun e fituar, pavarsisht rezultatit të thellë,  loja ka qenë e fortë nga të dyja palët, por ne ishim të përgatitur më mirë për këtë finale”, ka thënë Ibrahimi.

Më tej ai ka treguar edhe për synimet e skuadrës së Feniksit.

“Synimi ynë është titulli Kampion që të shijojmë prap Ligën e Kampionëve”,

Ai në fund të bisedës ka treguar se kujt ja dedikojn fitoren e madhe.

” Fitorja e skuadrës sonë dedikohet për tifozët e mrekullueshëm të cilët na mbështesin gjithmon”,  ka përfunduar Shpend Ibrahimi. /INFOKUSI.COM

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera