Sport

FSHF reagon lidhur me akuzat ndaj Skënderbeut

Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 16 February 2018

Federata Shqiptare e futbollit ka dalë me një qëndrim zyrtar mbi çështjen Skënderbeu.FSHF ka informuar dhe sqaruar të gjithë opinionin publik në lidhje me këtë cështje. Ja cili është qëndrimi i plotë i FSHF, shkruan infokusi.

QËNDRIM ZYRTAR I FSHF NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN “SKËNDERBEU”

FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut.

-Advertisement-

Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve  të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik.

Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s.

FSHF do te jetë e hapur për çdo vendim disiplinor që mund të vijë në rrugë zyrtare nga trupat gjykuese të UEFA-s për rastin në fjalë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy