Fun & Video

Pamjet që po bëjnë xhiron e botës: Kujdestari i strehimores së kafshëve, ledhaton ariun 650 kilogramësh (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 16 February 2018

Pamjet e një ariu gjigant 650 kilogramësh dhe një burri që përkujdeset për të, ka fituar vëmendjen e të gjithë përdoruesve të internetit.

Jim Kowalczik i cili përkujdeset për strehimoren e kafshëve të egra në Otisville në New York, është parë në një video duke ledhatuar ariun gjigant Jimbo, transmeton Telegrafi.

“Besoj se njëjtë do të vepronit me arinjtë e juaj pas një dite të lodhshme dhe të mërzitshme”, ka shkruar kujdestari Kowalczik.

-Advertisement-

Videoja e publikuar me titullin “kur pas një dite të vështirë ariu ka nevojë për dashuri”, deri më tani ka marrë më shumë se 1.2 milion klikime.

Jimbo, ariu 24-vjeç, nuk po ndihej mirë, dhe kështu Kowalczik e pa se diçka nuk është në rregull me të, dhe iu afrua për ta përqafuar dhe ledhatuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera