Lajme

Kjo është marrëveshja e re për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 16 February 2018

Pak minuta më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic për çështjen e demarkacionit, shkruan Infokusi.com.

Në marrëveshjen e nënshkruar dy presidentët janë pajtuar në 5 pika. Rishqyrtimi dhe korrektimi i sektorëve në drejtim të Çokorrit dhe Kullës së Zhlepit është njëra nga pikat që presidentët janë pajtuar.

1) Republika e Kosovës do të procedoj në Kuvendin e Kosovës dhe të zbatojë të gjitha për të ratifikuar marrëveshjet sipas nenit 12 të Marrëveshjes.

-Advertisement-

2) Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit njoftojnë njëra tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore përmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet që Marrëveshja ka hy ën fuqi që të formojnë një Trup të Përbashkët Punues për shënjimin e vijës kufitare.

3) Palët pajtohet se gjatë procesit Trupi i Përbashkët Punues do të identifikojë dhe ratifikojë marrëveshjet sipas kësaj aneks marrëveshje.

4) Trupi i Përbashkët Punues në mënyrë specifike do të rishqyrtojë dhe korrektoj sektorët në drejtim të Çokorrit dhe Kullës së Zhlepit.

5) Kjo deklaratë është përpiluar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Në rast të ndonjë mospërputhje në interpretim marrëveshja e përgatitur në gjuhën angleze do të mbizotërojë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera