FIFA, Infantino propozon ndryshim rregulloreje për merkaton
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 15 February 2018
Merkatoja e transferimeve duhet të ndryshojë sa më shpejt. Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”.
Kreu i qeverisë së futbollit botëror e vuri në dukje domosdoshmërinë e vendosjes së rregullave të reja në këtë aspekt, duke marrë shkas nga ajo që ndodhi në vitin 2017 kur u shpenzuan shifra marramendëse në merkaton e futbollistëve, siç ishte rasti i Neymar që u ble nga PSG-ja për 222 mln euro.
“E kam nisur punën për sa i përket çështjes së merkatos dhe kam prezantuar një plan me 11 propozime. Nuk më pëlqen ajo që po shoh. Në vitin 2017, shifra e transferimeve të futbollistëve arriti në 6.4 mld dollarë, ndërsa komisionet që përfituan agjentët e lojtarëve kapi shifrën e 500 milionë dollarëve. Shifra këto që do të ishte më mirë të shkonin te klubet e vogla”, tha më tej Infantino.
Sipas Infantinos, duhen vendosur menjëherë rregulla për transferimet dhe transaprencën e pagesave të agjentëve, por edhe për imazhin e futbollit.
Infantino deklaroi se do të ishte mirë të shkurtohej periudha e merkatos verore dhe skuadrat duhet të jenë të plota në momentin që nisin kampionatet respektive.
Po kështu, ai propozoi edhe një reduktim të numrit të transferimeve në merkaton e janarit. Sipas Infantinos, ndryshimi i rregullave duhet bërë në mënyrë që futbolli të rifitojë vlerat e dikurshme, që e kanë bërë atë sportin më popullor në botë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































