Kosova nis rehabilitimin e hekurudhave deri në Serbi
Autori: Gazeta inFokus
10:43 | 15 February 2018
Kosova do të nisë rehabilitimin e hekurudhës nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë. Me para të Bashkimit Evropian dhe të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) ky projekt do të vazhdoi deri në kufi me Serbinë në Leshak.
Plotë 148 kilometra hekurudhë janë paraparë të funksionalizohen në tri faza sipas projektit që do të kushtoi në total 195.4 milionë euro, të miratuar në vitin 2014 nga ky institucion financiar ndërkombëtar.
Të enjten kjo marrëveshje financiare është nënshkruar në Prishtinë ministri i Financave Bedri Hamza dhe Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e BERZH Charlotte Ruhe, shkruan Infokusi.
Sipas ministrit Hamza financimi i linjës që na lidh dy drejtimet me BE do realizohet nga BE, BERZh dhe banka e investime evropiane, shkruan Infokusi.
Kostoja e financimit 195,5 milionë euro që do realizohet në tri faza; faza e parë e projektit përshkon 64 km nga Hani i Elezit deri në Fushë Kosovë, BE do financojë 35,8 milionë donacion janë ndihmë për projektet financiare mjete a kthim, BERZh dhe banka evropiane me nga 19 milionë euro.
Fazë e dytë fillon nga fushë Kosova deri në Mitrovicë, BE ndan 17,2 milionë euro për punë fizike dhe do nënshkruhet marrëveshje muajt në vazhdim, MF dhe MIE përmes këshillit kombëtar do aplikojë për fazën e tretë që ka 42 km që shtrihet nga Mitrovica deri në kufi me Serbinë, vlera e fazës së tretë kap vlerën 24 milionë euro.
Qeveria e Kosovës fillimisht kishte kërkuar 77 milionë euro kredi nga BERZH por dy vite më vonë i janë aprovuar vetëm 52 milionë euro.
Projekti është pjesë e Rrjetit të Përgjithshëm të SEETO-s dhe do të mbështesë integrimin e Kosovës në tregjet rajonale dhe Evropiane.
“Kredia do të financojë rehabilitimin dhe përmirësimin urgjent të Linjës Hekurudhore nr. 10 të Rrjetit të SEETO’s brenda Kosovës, me gjatësi 148 km, nga kufiri me Serbinë në veri të Kosovës (stacioni Leshak) deri në kufi me IRJ të Maqedonisë (stacioni Hani i Elezit). Projekti do të zbatohet në tri faza dhe përbëhet nga rehabilitimi dhe përmirësimi i seksioneve si vijon: seksioni Fushë Kosovë – kufiri me IRJ të Maqedonisë, (Faza 1); seksion Fushë Kosovë – Mitrovice (Faza 2) dhe Mitrovice – kufiri me Serbinë (Faza 3). Kjo linjë hekurudhore është e vetmja lidhje hekurudhore operacionale që lidh rrjetin e brendshëm të Kosovës me rrjetin ndërkombëtar”, thuhet në projekt.
Kjo linjë është një nga linjat Pan-Evropiane, e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Kosovë, Maqedoni dhe përfundon në Selanik të Greqisë./Infokusi/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































