Selimi: Në Inspektoratin e Policisë së Kosovës ekziston rrjeti i krimit
Autori: Gazeta inFokus
09:32 | 15 February 2018
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi, njëherit anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, tha se ka shumë probleme në Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK).
“Është një rrejt që ekziston aty në IPK. Kushdo që është i interesuar të luftojë krimin duhet të ketë parasysh se aty është një rrjet”, tha Selimi për emisionin “Betimi për Drejtësi”, i cili ka hulumtuar për skandalet e menaxhmentit të IPK-së në ndikime të drejtpërdrejta në konkurse dhe procese hetimore si dhe amnistinë e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
Sipas Selimit, duhet të ketë reforma të thella në Polici, IPK dhe në përgjithësi në fushën e sundimit të Ligjit.
“Inspektorati i Policisë së Kosovës jo vetëm tani ka probleme, por edhe më herët ka pasur shumë probleme edhe me paraardhësin e kryeshefit të suspenduar së fundi Hilmi Mehmeti. Por nëse fokusohemi tani tek IPK-ja, ka probleme skandaloze. Është një problem shumë shumë i madh, kur kryeshefi i IPK-së, involvohet në çështje, siç është punësimi, atëherë paramendoje se çfarë ka bërë në ato raste kur opinioni nuk i di. Që nga ardhja në krye të IPK-së, ka pasur shkelje e kryeshefit tani të suspenduar ka pasur shkelje. Unë kam ngritur çështjet edhe më herët për të njëjtin protagonist, i cili është përfshirë në dhunë fizikë në rrugët e Prishtinës. E keqja më e madhe është së këta kanë bashkëpunim perfekt me njëri tjetrit dhe po ashtu kanë edhe mbështetje nga majat e policisë, dhe krerët e prokurorisë së Kosovë. Pra tani edhe përpiqen ta mbrojnë njëri tjetrin”, tha Selimi.
Ai vlerësoi se Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj e ka rastin të marrë masa dhe të rreshtohet në një anë.
“Ky e ka rastin ose të merr masa ndaj vartësve të tij, ne po kërkojmë të merr përgjegjësi. Ai e ka rastin dhe unë pres që ai të merr masa dhe të veprojë”, deklaroi ai. Për disa zyrtarë të policë së Kosovës, Selimi tha se ka prej tyre që shkelin ligjin, duke përfshirë edhe kryeshefin e Anti Krimit Nazmi Sahiti.
Beqiri: Duhet të ketë hetime për IPK-në
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, njëherit anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, tha se kanë informacione jo të detajuara për ngjarjet në IPK, por është fakt që ka suspendim në IPK, në këtë rast të kryeshefit të IPK-së, Hilmi Mehmeti.
“Ne presim që në Komisionin për Punë të Brendshme për Siguri në Kuvendin e Kosovës, të raportojë ministri Sefaj, pasi që është shtyrë. Për të gjitha që kanë dal në publik, duhet të kemi ballafaqim”, tha Beqiri për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK. Sipas tij duhet të merremi më problemet e trashëguara në IPK. Megjithë zhvillimet në Polici të Kosovës, Beqiri tha se ka shumë besim tek policia e Kosovës. “Në institucione ku lidhet me jetën e qytetarëve të Kosovës, siç është Polica e Kosovës duhet të kemi punë”, tha ai.
Xhelili kërkon ekip hetimor për Inspektoratin e Policisë së Kosovës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Xhelili njëherit anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, zhvillimet e fundit në Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK), nuk i ka pritur mirë.
“Ne kemi pritur që IPK-ja të jetë shembull, me daljen në shesh të gjërave, është e nevojshme që duhet të merremi me IPK-në. Gjëja më e mirë është që të krijohet një ekip hetimor për të hetuar zhvillimet e fundit në IPK”, tha Xhelili për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK. “Duhet të merret hapat që të mos lejohet të ketë rënie të reputacionit të Policisë së Kosovës. Ka mundësi të krijohet task-forcë që të gjejmë zgjidhje”, tha ai. Sipas tij grupi që krijohet nga komisioni do të ketë mundësi të shikojë problemet si në Polici e IPK dhe të del me rekomandime.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viktimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...































