Lajme

Protestohet për zhvendosjen e flamurit, Policia vendoset “Te Rrethi”

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 14 February 2018

Sot për në orës 13:00 është paralajmëruar një protestë kundër zëvendësimit të flamurit shqiptar me atë shtetëror te vendi i quajtur “Te Rrethi” në kryeqytet.

Para fillimit të protestës, Policia është vendosur tek rrethi për ta monitoruar situatën, njofton Klan Kosova.

Në vendin ku është paralajmëruar protesta qarkullimi po vazhdon normalisht, ndërsa nuk shihen akoma njerëz pjesëmarrës.

-Advertisement-

Ndryshe mbrëmë vonë flamuri shqiptar është zëvendësuar me atë shtetëror për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera