Sport

Analizë dhe parashikim për përballjen Basel-Man City

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 13 February 2018

Sonte me fillim nga ora 20:45 zhvillohet sfida e ligës së kampionëve ndermjet Baselit dhe Man Cityt.

Skuadra zvicërane do të përballet me skuadrën e Pep Guardiolas e cila po e përjeton një formë të lartë të paraqitjeve, shkruan infokusi.

Basel njihet si një skuadër e cila ju sjell probleme të dukshme skuadrave të medha me një angazhim të madh në fushën e lojës gjatë 90-të minutave. Një skuadër e cila e ndërton taktikën e lojës duke u bazuar në kundërulme që dinë të jenë vrastare për kundërshtarin.

-Advertisement-

Në anën tjetër skuadra në super formë me një përbërje fantastike me lojtar të kalibrit të madh. Angelezët të cilet po shkelin të gjithë kundërshtarët në premier ligë me një paraqitje sulmuese duke e atakuar pandërpre portën e kundërshtarit do të kërkojn që me dominim dhe posedim total të arrijnë te rezultati pozitiv në këtë përballje.

Pika e dobët e Baselit

Zvicëranët njihen si një skuadër vërtet luftarake pavarsishtë se me cilin kundërshtar përballen.
Mbrojtja e fortë dhe loja një me një e karakterizon këtë skuadër duke mos harruar kundërsulmet e shpejta dhe efikase. Pika e dobët e skuadrës është loja në ajrë që mund të jetë e kobshme, kur kemi parasysh lojën që e aplikojn në përgjithsi skuadrat angleze.

Arma kryesore Man Cityt

Man City shquhet për lojën e shpejtë me pasime të shumta dhe aksione të zgjatura. ‘Tika-Taka’ angleze pasime të shumta në mesin e fushës vrapimet dhe angazhimi maksimal loja me krahë dhe krosimet do të jenë dominante në këtë takim. Sulmi i shpejtë me sulmuesin Aguero sigurisht se do të sjellin kokëqarje te mbrojtja e Baselit.

Formacionet e skuadrave:

CITY: Ederson, Walker, Stones, Otamendi, Danilo; De Bruyne, Fernandinho, D. Silva; Bernardo, Aguero, Sterling.

Trajner Pep Guardiola

BASEL : Vaclík; Lacroix, Suchý, Balanta; Lang, Frei (Zuffi), Xhaka, Petretta; Elyounoussi, Van Wolfswinkel, Oberlin.

Trajner  Raphaël Wicky

Rezultati final:
Basel-Man City 1:2

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera