Lajme

Reshjet e borës: Izolohen disa fshtatra, bllokim rrugësh

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 11 February 2018

Reshje të forta bore ranë gjatë natës në verilindje të vendit ne qarkun e Kukesit. Për orë me radhe ato vazhduan me intensitet dhe në Rrugën e Kombit, tek tuneli i Kalimashit, trashësia shkoi 10 centimetra.

Makineritë borëpastruese nisën menjëherë nga puna për largimin e borës nga rruga dhe hedhjen e kripës. Ndërkohë, reshjet kanë pushuar, por temperaturat po ruajnë vlerat e tyre pozitive.

Rruga e Kombit po mbahet në qarkullim të plotë dhe pa problem, ndërsa në disa akse rurale në Kalis, Arren, Gryjecaje ka vështirësi në qarkullim.

-Advertisement-

Energjia elektrike pati ndërprerje të herëpashershme gjatë natës, si pasojë e erërave të forta, ndërsa sot është normalizuar.

Nderkohe në zonat turistike të Korçës, lëvizja me mjete të ulëta është e pamundur. Reshjet e borës kanë bërë të pakalueshme disa rrugë. Në Dardhë, trashësia e borës është 50 centimetra.

Një fundjavë që do të kalohej bukur në pjesën turistike të Korçës. Por që bora e ka vështirësuar lëvizjen drejt zonave malore.

Dhe pse te pajisur me zinxhirë shumë drejtues mjetesh nuk e kanë patur të lehtë të mbërrijnë në destinacion.

Reshjet po vazhdojnë me intensitet prej prej 48 orësh. Në Dardhë, trashësia e borës i ka kaluar 50 centimetra.

Rruga Boboshticë-Dardhë, është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, por policia këshillon përdorimin e mjeteve me kalueshmëri të lartë.

Në rrugën Korçë-Kapshticë, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe qarkullimi i mjeteve nuk paraqet probleme.

Por rrugët e tjera nacionale të qarkut të Korçës janë të hapura./abcnews

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy