Lajme

Këta janë dy policët serbë të dyshuar për manipulimin e provave në rastin Ivanoviq

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 11 February 2018

Dragisha Markoviq, i lindur më 1970 dhe Zharko Jovanoviq, po ashtu i lindur në vitin 1970, janë dy policët e arrestuar në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohen për manipulim të provave në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, të cilat thonë se dy zyrtarët policorë, kanë qenë pjesëtarë të MUP-it, që janë inkuadruar në Policinë e Kosovës me marrëveshje të Brukselit.

Po ashtu, sipas burimeve, Dragisha Markoviq, është i dyshuar për asgjësim të provave, kurse, Zharko Jovanoviq për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera