Lajme

Nis festa e pavarësisë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 09 Shkurt 2018

Në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë tashmë kanë filluar përgatitjet për këtë festë.
Mëngjesin e së enjtes portali “Infokusi” kishte raportuar për fillimin e zbukurimit të sheshit në kryeqytet. E këtë mesditë sheshi ka marrë ngjyrat festive.

Flamuj të Kosovës dhe simbolika për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës shihen gjithandej, madje këtë vit edhe ndërtesa e Qeverisë do të duket festive.

Ajo është mbuluar nga një flamur i Kosovës me përmasa gjigante.

-Advertisement-

Edhe muzika duket të jetë prezentë, surle e tupanë dhe veshjet kombëtare shihen gjithashtu në sheshin e Prishtinës.

Pas pak minutash në sheshin e Prishtinës pritet të fluturoj një flamur i Kosovës me përmasa gjigante /INFOKUSI

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy