Sport

Neymar, 37 mln euro nga PSG? Rrjetet sociale “i ofrojnë” 34 mln në muaj

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 08 February 2018

Neymar përfiton mbi 3 milionë euro në muaj, por brenda kësaj hapësire kohore ai mund të dyfishojë pagën sezonale, e për këtë mjaftojnë vetëm disa…klikime.

Thënë ndryshe, mjafton ndonjë postim destinuar 187.2 milionë ndjekësve të tij, sidomos nëse promovon ndonjë nga sponsorët e tij të panumërt.

Në këtë mënyrë, përveç 37 milionë eurove sezonale që merr nga paga si lojtari i Paris SG, muajin e kaluar “O Ney” besohet të ketë arkëtuar edhe 34 milionë të tjera vetëm falë profileve të tij zyrtare në “Twitter”, “Facebook” dhe “Instagram”.

-Advertisement-

Kjo përllogaritje është bërë nga “Le Parisien”. Duket si diçka teorike, por në fakt, një sponsorizim fotoje, statusi apo përmbajtjeje të çfarëdoshme në rrjetet sociale nga braziliani mund t’i sjellin atij të ardhura deri në 459 mijë euro, ose sa një spot publicitar në televizion gjatë një finaleje të Kupës së Botës.

“Neymar si individ përfaqëson nëj lloj tipologjie mediatike”, i ka shpjeguar të përditshmes pariziene Stephane Guerry, president i “Havas Sport & Entertainment”.

Por vlerësimi i të ardhurave nga rrjetet sociale është bërë nga “Blinkfire”, një shoqëri e specializuar në sektorin e medieve dixhitale dhe atë sportive, që e çon në 34 milionë euro për rreth 70 postimet e brazilianit gjatë muajit janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera